MASH: Reforma fillon më 1 shtator me materiale të reja mësimore dhe libra shkollorë digjital

Shkup, 1 korrik – Reforma në arsimin fillor fillon me vitin e ri shkollor në klasën e parë dhe të katërt, për të cilën po bëhen të gjitha përgatitjet e nevojshme, paralajmërojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

 

Mësimi për nxënësit e klasave të para dhe të klasave të katërta, specifikojnë ata, nga 1 shtatori do të zhvillohet sipas Konceptimit të ri, me materialet e reja mësimore për të cilat jemi të sigurt se do t’u japin rezultate më të mira tek nxënësit.

“Të gjitha përgatitjet zhvillohen sipas planit dhe dinamikës së përcaktuar. Programet mësimore janë miratuar tashmë. Furnizimi i 10 mijë tabletave është në proces. Përgatitja e materialeve mësimore për klasën e parë është duke u zhvilluar, e cila duhet të jetë gati në fund të korrikut dhe në gjysmën e parë të gushtit, librat e parë dixhitalë duhet të jenë plotësisht të gatshëm dhe të shpërndahen në shkolla”, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Për më tepër, thuhet në kumtesë, kabinete shkencore janë duke u blerë për 265 shkolla. Këto kabinete janë për klasat e larta, por është e rëndësishme që shkollat ​​të jenë të gatshme për zbatimin e procesit të reformës që do të zbatohet në 5-6 vitet e ardhshme.

Related posts

Shërbime të reja në sportelet e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”

Z H

Editorial / Për Zaevin do të jetë e vështirë të përtypë edhe një kockë të fuqishme që e imponon Bullgaria e që e hesht BE-ja

Z H

Ambasadori slloven: Çelja e negociatave, kryesfidë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More