MAShTI ndan 200 mijë euro për OJQ-të që përkrahin nxënësit me aftësi të kufizuara

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se kanë ndarë 200 mijë euro për OJQ-të që përkrahin e promovojnë nxënësit me aftësi të kufizuara, nxënësit me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti, si dhe nxënësit që kanë nevojë për mbështetje psiko-sociale.

 

Përmes një statusi në Facebook, Nagavci ka ftuar të gjitha OJQ-të që të aplikojnë në mënyrë që të jenë përfituese të këtij projekti.

Ajo ka thënë se angazhimi i tyre për nxënësit do të jetë i vazhdueshëm dhe nuk do të ndalet.

Ky është postimi i saj i plotë:

Angazhimi ynë për nxënësit do të jetë i vazhdueshëm dhe nuk do të ndalet.

Për të përkrahur e promovuar nxënësit me aftësi të kufizuara, nxënësit me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti si dhe nxënësit që kanë nevojë për mbështetje psikosociale, kemi hapur thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare për financimin e projekteve të OJQ-ve që punojnë në këto fusha.

Vlera totale e kësaj thirrje do të jetë 200,000.00 euro. OJQ-të mund të aplikojnë me projektet e tyre për fushat prioritare si:

-Qasje profesionale në edukim gjithëpërfshirës në fëmijërinë e hershme për fëmijët me aftësi të kufizuara,

-Ngritja e kapaciteteve për identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti,

-Krijimi i ambienteve tё sigurta dhe mike nё shkolla, ku fёmijёt ndihen tё mbёshtetur pёr t`u pёrballur me problemet e ndryshme sociale.

Ftoj të gjitha OJQ-të e interesuara që të aplikojnë në këtë thirrje.

Angazhimi ynë për nxënësit do të jetë i vazhdueshëm dhe nuk do të ndalet.Për të përkrahur e promovuar nxënësit me…

Posted by Arbërie Nagavci on Saturday, October 2, 2021

Related posts

Kryesit e krimeve të luftës nuk mund të dënohen me më shumë se 20 vite, familjarët kërkojnë burgim të përjetshëm

D V

Ministrja Gërvalla: Reciprociteti me Serbinë në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel

D V

Limaj: Hetimet ndaj meje si ministër kishin për qëllim shkatërrimin e autoritetit tim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More