Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Mashtroi kompanitë shqiptare në internet, arrestohet pas 4-vitesh në Gjermani 41-vjeçari rumun

Një rumun 41-vjeçar u prangos këtë të hënë në Gjermani, pasi para 4-vitesh ai mashtroi, përmes shitjes në internet të pajisjeve të cilat nuk i kishte, një kompani shqiptare. Policia e Shtetit bëri të ditur, se vlera e mashtrimit ndaj kompanisë shqiptare arrin në mijëra euro, ndërsa 41-vjeçari u arrestua si rezultat i operacionit policor të koduar “përfundimi”.

Hetimet ndaj rumunit kishin nisur 4-vite më parë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, pasi kompania shqiptare e mashtruar kishte bërë kallëzim që në vitin 2017 për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”, duke qenë se ishte mashtruar për blerjen e një pajisjeje nëpërmjet internetit.

Rumuni, me identitet të rremë, kishte krijuar një kompani fiktive me qëllim mashtrimin në hapësirën virtuale duke shitur pajisje të cilat nuk i kishte.

Përmes kësaj skeme, rumuni ka përfituar një shumë të dokumentuar prej 426.577 euro, në 26 raste, por nuk përjashtohet fakti që ai të ketë përfituar më shumë duke qenë se e ka filluar aktivitetin kriminal që në vitin 2013 dhe ekzistojnë një sërë rastesh të padokumentuara. 

Dyshohet po ashtu, se rumuni ka përdorur rreth 11 identitete të rreme, por nuk përjashtohet fakti që të ketë përdorur më shumë identitete të cilat lidhen me rastet e tjera të padokumentuara”, njofton policia.

Postime të ngjashme

Njoftohet data e fillimit të shkollave; Ministrja Evis Kushi tregon programin e nxënësve dhe mësuesve

D V

Rama publikon pamjet nga kisha e Shën Premtes në Lukovë: Gati për të pritur vizitorët

D V

Ambasadorja Kim shkon në Vuno, ia shtron me uzo me banorët e fshatit

D V

Policia kontrolle gjatë natës në rrugët e vendit, pezullohen 10 leje drejtimi dhe vendosen dhjetëra gjoba

D V

Shuhen flakët në disa zona në Gjirokastër, policia identifikon dy nga autorët të dyshuar për vënien e zjarrit

D V

Situatë e rëndë në Vlorë, zjarret i afrohen banesave në Dukat të ri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...