Mashtroi policinë se e kishin plagosur me armë, në pranga 24-vjeçari në Shkodër

Një 24-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi ishte plagosur aksidentalisht me armën e tij dhe deklaroi se e kishin plagosur.

 

Gjithashtu në pranga ra edhe një 20-vjeçar që e ndihmoi.

Mëngjesi e datës 9 tetor 2021 ai u paraqit në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri 24-vjeçari, ku deklaroi se ishte plagosur me armë zjarri në fshatin Mushan në Shkodër, nga disa persona të paidentifikuara.

Nga hetimet e thelluara rezultoi se Isak Mehmedaj, është vetëplagosur në mënyrë aksidentale, me armë zjarri në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ky shtetas në bashkëpunim me G. M., kanë fshehur vendin e ngjarjes, kanë inskenuar një variant ndryshe, duke u përpjekur të ndryshojnë tërësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe kanë fshehur provat. 

Related posts

Kapet shqiptari me 494 mijë euro, ja ku i kishte fshehur

D V

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje në Gjakovë

D V

Arrestohet 37 vjeçari në Fushë-Kosovë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More