Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mashtruan gjatë shit-blerjes së makinave të shtrenjta, padi penale për katër persona nga Shkupi

Shkup, 24 dhjetor, zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme njofton se katër persona përmes kryerjes së veprës penale “mashtrim” kanë përfituar pasuri të paligjshme në vlerë prej 5,472,790 denarëve. Për kryerjen e veprës penale akuzohen personat R.A. (27) M.A. (18), K.K. (29) dhe N.A. (29).

“Personat dyshohet se veprën penale e kanë kryer në mënyrë identike me datë 01.11.2019, 09.01.2020, 11.08.2020, 06.10.2020, 21.10.2020, 26.10.2020, 11.11.2020, 27.11.2020 dhe 30.11.2020. Pasi kanë parë shpallje të publikuara për shitjen e automjeteve të shtrenjta, kanë telefonuar dhe në kontakt me palët e dëmtuara janë dakorduar për takim në një noter publik për të kryer obligimet për shit-blerje të automjetit. Pas takimit në noteri, personat janë dakorduar me palën e dëmtuar që të deklarojnë në kontratë një shumë parash që nuk do të tejkalojë rregulloret ligjore për pagesë në të holla, ndërsa për pjesën tjetër të shumës kanë premtuar se do ta paguajnë me para në dorë. Pas nënshkrimit të kontratës, mashtruesit kanë dërguar pronarët e automjeteve në vende të ndryshme me arsyetimin se një person i tretë do të vinte dhe do të sillte paratë e mbetura, por në një moment të caktuar, duke përfituar nga neglizhenca e të dëmtuarve, kanë marrë çelësat e tyre dhe janë larguar me automjetin”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Departamenti për Çështje Penale pranë Ministrisë për Punë të Brendshme në Aerodrom dhe Draçevë pranë SPB-Shkup ka ngritur padi penale kundër këtyre personave.

Postime të ngjashme

Nuk janë paraparë masa të reja për kafiteritë, por nuk përjashtohet asgjë

Z H

Filipçe: Ora policore do të zgjasë dy javë

B L

Ftesa e Zaevit për opozitën, relativizim i dështimeve

B L

Këshilltarët e Shkupit e miratuan Llogarinë vjetore dhe Raportin vjetor për vitin 2020

Z H

Aktakuzë kundër 6 personave për teste të falsifikuara PCR

Z H

Pendarovski mbështetë planin për luftë kundër korrupsionit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...