Teknologji

Maska e mençur mat frymëmarrjen dhe temperaturën

Zhurnal Ads

Njerëzit kanë krijuar një marrëdhënie të çuditshme me maskat në muajt e fundit.

Teksa ofrojnë mbrojtje kundër përhapjes së koronavirusit, ato mund të jenë të parehatshme dhe shpesh mund të bëhen edhe burim i infektimit.

Tani, fizikanët dhe inxhinierët në Holandë kanë krijuar një maskë të mençur që përdor sensorët dhe të dhënat për të sfiduar këto probleme.

Teknologjia është zhvilluar përmes një projekti hulumtues që synon krijimin e maskës së mençur.

Maska ua mundëson përdoruesve që të monitorojnë shenjat vitale siç janë frymëmarrja dhe temperatura.

Kjo mundësohet përmes sensorëve elektronikë të vendosur brenda maskës.

Si shtesë e saj është sensori i lagështisë që paralajmëron nëse maska nuk është duke funksionuar siç duhet.

Faza testuese do të shërbejë si rrugë për krijimin e maskave edhe më të sofistikuara.

Synimi është që të krijohen maska që mund të monitorojnë të gjithë parametrat, siç janë niveli i oksigjenit, ritmi i frymëmarrjes dhe temperatura e trupit.

Ekipi i hulumtuesve nga Holanda e ka ndërmend të krijojë gjeneratën e tretë të maskave që mund të përdoren jashtë sektorit të shëndetësisë. Ata janë duke menduar për një maskë që mund të ndihmojë zjarrfikësit që përmes saj të paralajmërohen nëse po konsumojnë substanca helmuese.

Ekspertët në Holst Centre, gjithashtu janë duke zhvilluar një bluzë të mençur.

Krijuesi i saj, Sridhar sqaron përbërjen e bluzës.

“Të themi se jeni atlet ose sportist amator dhe vraponi. Me këtë bluzë nuk keni nevojë të merrni me vete telefonin. Elektrodat në bluzë mund të matin shenjat vitale dhe t’i dërgojnë ato në pajisjen e lidhur me bluzën. Pasi të përfundoni vrapimin mund të ktheheni dhe t’i shikoni të dhënat”, ka thënë ai.

Studimet për koronavirusin kanë treguar se maska ndihmon në parandalimin e infektimit dhe përhapjen te të tjerët.

Këto studime kanë treguar se maska ofron mbrojtje për të gjithë ata që e mbajnë.

Postime të ngjashme

5G në iPhone 12 nuk do të jetë plotësisht funksional në lansim

admin

Procesori i AMD thyen rekordet e performancës

admin

Rekord i ri i shpejtësisë në internet, 178 terabitë për sekondë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...