Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

“Maska më e mençur në botë” do të bëhet realitet

Gjatë muajit janar në ngjarjen CES 2021 për teknologji, kompania Razer ka prezantuar projektin e quajtur “Hazel”, “maskën më të mençur në botë”.

Kujtojmë se projekti “Hazel” është një maskë e mençur e cila vjen me veçori mbrojtëse e dizajnuar për të mbajtur gjërat e këqija në ajër jashtë trupit tonë. Kjo maskë në prezantim ishte më shumë si koncept ndërsa tani Razer me të vërtetë dëshiron ta bëjë realitet.

Kjo maskë, synon të përmirësojë zërin e përdoruesve – për të hequr pengesat që po ua bëjnë maskat aktuale. Dizajni përfshin një ventilator të vogël për freskim të ajrit. Po ashtu, maska përbëhet nga plastika transparente duke e bërë më të lehtë edhe leximin e buzëve.

Duke folur për “Yahoo Finance UK”, kreu i Razerit, Min-Liang Tan ka thënë se kompania është plotësisht e përgatitur që t’i bëjë këto maska realitet dhe se së shpejti do të hyjnë në prodhim, shkruan ubergizmo. Fillimisht, maska është krijuar për të qenë alternativë e qëndrueshme ndaj maskave që përdoren aktualisht për mbrojtje nga koronavirusi.

Gjithashtu, Tan thotë se Razer ka vendosur që të zgjidhë çështjen e maskave dhe qëndrueshmërisë së tyre duke realizuar projektin “Hazel”.

Ende nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion për shitje maska e Razerit ose sa mund të kushtojë.

Postime të ngjashme

“FaceTime” do të jetë i disponueshëm për Android

Lea Muslija

NASA: Toka po thith shumë nxehtësi nga dielli

Lea Muslija

Smartphone i Leitz gati

Lea Muslija

Facebook Messenger me opsione të reja

Lea Muslija

Smartphone i Leitz gati për tregun e Japonisë

Dafina Vidishiqi

Bosi i iPhone thotë se Android është i mbushur me viruse të rrezikshëm

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...