Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Maskat bllokojnë 99,9 % të pikave të mëdha të lidhura me COVID-19

Paris, 24 dhjetor – Maskat e fytyrës zvogëlojnë deri në 99,9% rrezikun e përhapjes së pikave të mëdha të lidhura me COVID-19, kur flasim ose kollitemi, sipas një eksperimenti të ri laboratorik, përfundimet e të cilit u raportuan në revistën “Royal Society Open Science”.

“Një grua që qëndron dy metra nga një person pa maskë, i cili kollitet, do të ekspozohet 10 000 herë më shumë ndaj pikave të tilla, sesa kur personi do të kishte vënë një maskë”, thanë realizuesit e eksperimentit.

“Nuk ka dyshim se maskat e fytyrës mund të zvogëlojnë në mënyrë dramatike shpërndarjen e pikave potencialisht të mbushura me virus”, theksoi autori kryesor, Ignazio Maria Viola, një ekspert në Dinamikën e Aplikuar të Lëngjeve në Shkollën e Inxhinierisë të Universitetit të Edinburgut.

Pikat e mëdha të frymëmarrjes, si postilion, që veprojnë si predha përpara se të tërhiqen nga graviteti i tokës, besohet të jenë drejtuesi kryesor i transmetimit të SARS-CoV-2

Pikat më të vogla, më të imëta, të cilat formojnë aerosole, mund të qëndrojnë pezull në ajër për periudha më të gjata kohore dhe paraqesin një rrezik, veçanërisht në ambiente të mbyllura, në zona të ajrosura dobët, veçanërisht nëse ato janë të mbushur me persona pa maskë ose që e mbajnë atë keq, poshtë hundës/AFP.

Postime të ngjashme

Humori i ndihmon shëndetit: Kush qesh, shpenzon kalori dhe forcon imunitetin

S.B.

Pirja ditore e ujit sipas peshës trupore: Kështu do ta çoni linjën deri në perfeksion!

S.B.

Pije për tonus më të mirë të muskujve: ‘Bombë energjike’ e pasur me proteina!

S.B.

Çaji me lëvozhgën e qepës mund të largoj shenjat e plakjes, ul inflamacionin dhe presionin e gjakut

S.B.

Përdredhja e flokëve te fëmijët: A është shenjë e autizmit?

S.B.

Gjithnjë e më shpesh ka vërejtur që bashkëshorti kundërmonte: E ka akuzuar se nuk lahej, ndërkaq më vonë ka kuptuar të vërtetën e dhimbshme

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...