Agjencia Zhurnal.mk

Maskat mbrojtëse nuk janë të rrezikshme për fëmijët, bëhet fjalë për rekomandim tërësisht të sigurt, thotë Filipçe

Shkup, 1 tetor – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se mbajtja e maskave nga tetë orë  në shkollë nuk paraqet kurrfarë rreziku për fëmijët,  dhe se kjo është mënyra e vetme të parandalohet  transmisioni i virusit.

“Nuk ka kontraindikacion për mbajtje të maskave  te ajo kategori e fëmijëve të asaj moshe. Nuk mund të presim kurrfarë komplikime, kurrfarë çrregullime në zhvillimin e tyre, bëhet fjalë për rekomandim tërësisht të sigurt, prindërit absolutisht  nuk duhet të frikohen”, theksoi Filipçe në ditarin e televizionit Sitel.

Sipas Filipçes masat parandaluese janë dimensionuar ta mbrojnë shëndetin maksimal të fëmijëve.

“Tani shkollat janë fizikisht të zbrazëta, por kjo ishte qëllimi, të ketë sa më pak fëmijë  në shkolla në hapësira të mbyllura sepse ky është rrezik serioz”, tha Filipçe.

Ai potencoi se nëse gjendja epidemiologjike mbetet stabile, në nëntor do të lejojnë edhe disa klasa të shkojnë me prani fizike në shkolla.

“Tani në fillim të tetorit e rëndësishme është të ketë numër sa më të vogël të fëmijëve në hapësirë të mbyllur, ndërsa nëse gjendja epidemiologjike mbetet stabile, atëherë në muajin nëntor do të lejojmë  edhe disa klasa të hapen me prani fizike. Tendenca  joë është të lejojmë  të gjithë të jenë në shkolla, por pamë se çka ndodhi  në vendet të cilat i hapën shkollat dhe të gjitha klasat ishin me prani fizike në shkolla. Gjermania pjesërisht ose tërësisht i mbylli shkollat. Izraeli arriti deri atje të vendosë karantinë të tërësishme në lëvizje”, tha Filipçe.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...