Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

MASR i përgjigjet PD: Mësuesit janë zëvendësuar, shkolla ‘Emin Duraku’ u dezinfektua 3 herë

Ministria e Arsimit ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritura nga PD për gjendjen Covid në shkollën Emin Duraku në Tiranë, duke thënë se i ka zëvendësuar mësuesit e prekur nga virusi si dhe ka kryer dezinfektimin e shkollës të paktën 3 herë.

PD denoncoi pak orë më parë se qeveria nuk ishte treguar transparente duke mos njoftuar prindërit e nxënësit për infektimin me Covid të 8 mësuesve dhe karantimin e 20 të tjerëve.

Reagimi nga MASR:

Në lidhje me shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet, dëshirojmë t’ju informojmë se mësimi në këtë shkollë po vijon normalisht.

Për shkak se disa mësues kanë rezultuar me COVID-19 dhe disa të tjerë janë karantinuar, nga ana e DPAP dhe zyrës arsimore vendore Tiranë janë marrë masat e menjëhershme për zëvendësimin e tyre në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerje. Njëkohësisht, është shtuar edhe numri i psikologëve për të qenë sa më pranë nxënësve e mësuesve me shërbimin psiko-social.

Ndërkohë, procesi i dezinfektimit në këtë shkollë është kryer 3 herë gjatë gjithë javës së shkuar, teksa dezinfektimi më i fundit është realizuar ditën e djeshme.

Duam të sigurojmë prindërit e të gjithë opinionin publik se ne po punojmë intensivisht që jo vetëm në këtë shkollë por në të gjithë vendin, ambientet e shkollave tona të jenë të sigurta, me higjienizim të vazhdueshëm, me masa që respektohen e me nivel të lartë ndërgjegjësimi nga ana e nxënësve, mësuesve dhe gjithë stafit të shkollave.

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Greqia kufizon më shumë lëvizjet në Kakavijë në periudhën 1-15 Mars

T E

Manastirliu: Të hënën dërgesa e radhës nga Pfizer, brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë vaksinat e para nga Covax

S.B.

“Urgjent të rimbursohen ilaçet për COVID”/ Meta-Ramës: Lëri dokrrat, trego planin e vaksinimit

S.B.

Berat/ Rama flet për Bashën e Kryemadhin: Është kukull në duart e ‘gogolit’, me ‘mamadhinë’ tek dera, nuk është alternativë

S.B.

Basha takim me të rinjtë: Do të fitojmë për një të ardhme më të mirë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...