Mats Hummels vazhdon të mbetet lojtar i lirë pas largimit nga Borussia Dortmund si futbollist i lirë.
Ish- mbrojtësi i Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, Mats Hummels, është lidhur me një lëvizje befasuese në një klub të Ligës Premier .
Pas largimit nga Dortmundi në qershor pas humbjes së tyre në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, Hummels ka tërhequr interes nga disa klube në të gjithë Evropën.
Sipas Sky Germany, Brighton dhe Hove Albion janë klubi i fundit që shpreh interesim për qendërmbrojtësin me përvojë.
Gazetari Florian Plettenberg ka raportuar në rrjetet sociale për interesimin e Brighton. “Brighton, seriozisht po mendon të nënshkruajë me Mats Hummels si agjent i lirë. Ditët e fundit ka pasur një telefonatë mes trajnerit Fabian Hürzeler dhe Hummels”.
“Rreth projektit të Brighton, ambicieve të Hummels, dhe më shumë. Brighton, shumë i hapur për të nënshkruar me Hummels si një qendërmbrojtës me përvojë. 35 vjeçari nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar nëse do të vazhdojë apo do të përfundojë karrierën e tij.”
Por jo vetëm Brighton, pasi edhe West Ham United janë vënë pas mbrojtësit gjerman.
“West Ham po monitoron gjithashtu situatën e Mats Hummels. West Ham po mendon të sjellë një qendërmbrojtës më me përvojë këtë dritare. Hummels është në listën e tyre”, ka shkruar Plettenberg.