Agjencia Zhurnal.mk.

Matthew Palmer: Prishtina duhet të zbatojë marrëveshjen

Marrëveshja për Bashkimin e Komunave Serbe është një detyrim që institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë dhe ata duhet ta zbatojnë atë, tha Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, transmeton InfoShqip.

Me rastin e njoftimit të Prishtinës se do të padisë Serbinë për gjenocid, Palmer tha se një qasje e tillë nuk do të kontribuonte në zgjidhjen e problemeve midis të dy palëve. Ai i tha RTV21 të Prishtinës se Kosova duhet të gjejë një mekanizëm për të zbatuar marrëveshjen mbi Bashkimin e Komunave Serbe, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës.

“Miroslav Lajcak dhe ekipi i tij nga BE do të thonë se marrëveshja do të jetë një ligj për të dy palët dhe se ajo duhet të zbatohet” – deklaroi Palmer.

Ai shtoi se duhet të arrihen marrëveshje shtesë, të cilat do të hapin rrugën për zbatimin e asaj që është arritur tashmë.

“Nëse të gjithë e kuptojnë se po luftojnë për një marrëdhënie normale që do të hapë rrugën për në BE, si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, ka vend për kompromis dhe përparim” – tha Palmer./InfoShqip.com

Related posts

Hamza: I kam rritur pagat si ministër, do t’i rris edhe si Kryeministër

Xh M

Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja

D V

Byrnes për komunikatën 63: Dokument politik që synon ta vendosë në pozitë të favorshme Shtabin e UÇK-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy