Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni TOP LAJM

Matura shtetërore do të mbahet! Nuk e ndalë as Covidi as bojkotimi i nxënësve

Shkup, 22 janar – Zhurnal.mk – Janë respektuar afatet ligjore, 15 mijë nxënës maturantë kanë paraqitur maturën shtetërore, shifër kjo që tregon se pjesa më e madhe e nxënësve po përgatiten për maturë shtetërore, informon Zhurnal.

Për këtë bëri të ditur sot ministrja e arsimit, Milla Carovska. Sipas saj, matura shtetërore është obligim dhe nevojitet për vazhdim të arsimit dhe kyçje në punë.

“Duam çdo fëmijë të ketë mundësi të realizojë qëllimet dhe ëndrat e tij, dhe gjithsesi të them se matura është obligim ligjor që rumbullakëson procesin arsimor apo marjen e diplomës që më tej duhet për vazhdimit të arsimimit dhe për kyçje në tregun e punës”, thotë Carovska.

Ajo më parë deklaroi se vetëm nxënësit e një gjimnazi nga Shkupi, kanë organizuar bojkotim të organizuar të mësimit, derisa të tjerat janë grupe të vogla të izoluara, ndërsa në disa shkolla të mesme nuk ka fare bojkotim.

Nga viti i ardhshëm paralajmërohet se do të ketë bashkëpunim mes Ministrisë dhe nxënësve të shkollave të mesme për përgatitje të asaj si do të duket koncepti i ri i maturës.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Republika Çeke do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut

Z H

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 92-të dhe tre mbledhje tematike

Z H

Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Z H

Moti sot në RMV

Z H

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Z H

Ali Ahmeti: Mbretëreshat e xhudos do mbeten inspirim dhe simbol për brezat e ardhshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...