Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Matura shtetërore/MASH dhe Unioni i nxënësve të shkollave me qëndrimet të kundërta

Shkup, 26 janar – Unioni i nxënësve të shkollave të mesme nuk tërhiqet nga kërkesa matura shtetërore të ketë provime për dy lëndë (gjuhë amë dhe lëndë në sferën të cilën maturanti planifikon ta studiojë), as Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga qëndrimi se koncept i ri për maturën është i mundur për vitin e ardhshëm shkollor.

Ministrja Milla Carovska është kategorike se kjo gjeneratë e maturantëve do të japin provimin sipas konceptit aktual- provime për katër lëndë ose tre eksterne, për të cilin është kompetente Qendra shtetërore e provimeve dhe një lëndë interne që jepet nën shkollë bashkë me detyrën projektuese.

UNSHM përmes një kumtese për media ka bërë të ditur se ripërdorimi i të dhënave për “mbi 14 mijë maturantë”, përmbajtja në të thotë: “Nuk ka arsye për të anuluar maturën shtetërore”. Këtu theksojmë, shtojnë ata, ‘se Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme nuk është në favor të anulimit të maturës”. UNSHM nuk i mbështeti maturantët që e kërkuan atë dhe këmbënguli që duhet të ketë maturë shtetërore”, shprehen ata.

“Po, provimi i maturës shtetërore është ‘një e drejtë për të zgjedhur dhe kjo e drejtë është e paprekshme’. Provimi i maturës shtetërore jepet nga nxënësit që duan të ‘vazhdojnë arsimin e tyre’. Sidoqoftë, argumenti se maturantët ushtruan të drejtën e tyre bazuar në zgjedhjen personale në dhjetor nuk është më i miri. Në dhjetor, maturantët nuk ishin të sigurt nëse provimi i maturës shtetërore do të realizohej fare (kishte të maturantë që kërkuan anulimin e saj). Kjo është arsyeja pse të gjithë maturantët paraqitën provimet e maturës shtetërore deri më 31 dhjetor 2020 duke mos dashur të luajnë bixhoz me të ardhmen e tyre arsimore”, thonë në UNSHM.

Provimi i maturës shtetërore është fakultativ, tha ministrja Carovska kurse obligimi ynë si Ministri është të sigurojmë të drejtën për të dhënë provimin e maturës, veçanërisht për ata nxënës që duan të vazhdojnë arsimin në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë dhe jashtë tij.

“Nga dita e parë ne jemi në bashkëpunim dhe bisedime të vazhdueshme me Unionin e nxënësve të shkollave të mesme. Ato kanë mendime dhe kërkesa të ndryshme. Hera e fundit që kemi pasur takim ishte javën e kaluar, ku kemi konfirmuar që këtë vit matura po zhvillohet sipas ligjit. Arsimi i mesëm është i detyrueshëm në vend dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të respektohet e drejta e nxënësve që duan të japin provimin e maturës. Realizova takim me të gjithë drejtorët e shkollave të mesme, nuk ka bojkot 70 për qind, por vetëm të disa prej nxënësve. Është e rëndësishme që obligimi ynë si Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe komunat është të sigurojmë të drejtën e nxënësve që duan të japin provimin e maturës”, ka thënë Carovska.

Përfaqësuesit e Unionit thonë se u ftuan dhe pranuan të marrin pjesë në grupin punues mbi krijimin e konceptit të ri të maturës shtetërore, por ky koncept do të zbatohet nga viti i ardhshëm shkollor.

“Me këtë në mendje, është e qartë se bojkoti i orëve të mësimit nuk ka të bëjë me heqjen dorë nga matura shtetërore, por për modifikimin e tij për këtë vit shkollor. Kjo është arsyeja pse UNSHM nuk bie dakord se ‘bojkoti është i pajustifikuar’. Ndryshimet e propozuara janë plotësisht të arsyeshme. Ato ruajnë seriozitetin e procesit arsimor, dhe në të njëjtën kohë interesin e nxënësve, respektivisht maturantëve duke marrë parasysh (jo)cilësinë e mësimit në distancë”, thonë në UNSHM.

Ministrja Milla Carovska i udhëzoi nxënësit të lexojnë konceptin e maturës dhe ligjin dhe të vendosin se si ta japin provimin këtë vit.

Ajo shtoi se vitin e kaluar ne ishim një përjashtim negativ në rajon dhe në botë me mosdhënie të provimit të maturës, për shkak të së cilës nxënësit tanë nuk arritën të regjistroheshin në universitete të rangut të lartë në botë sepse nuk e kaluan provimin e maturës. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...