Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni TOP LAJM

Matura shtetërore nga 29 maji deri më 14 qershor, lëndë të reja informatika dhe gjeografia

Shkup, 24 nëntor – Zhurnal.mk – Matura shtetërore do të mbahet nga 29 maji deri më 14 qershor, ndërsa informatika dhe gjeografia për herë të parë do të gjenden në listën e lëndëve zgjedhore, informon Zhurnal.

Tre testet eksterne nga matura shtetërore të vitit shkollor 2020/2021 në sesionin e qershorit do të jepen nga 29 maji deri më 14 qershor. Programet do të jenë me përmbajtje të shkurtuara ndërsa diçka e re do të jetë që do të ketë dhe pjesë hulumtuese.

Deri në fund të vitit maturantët duhet të paraqesin se çfarë lloj mature do të mbajnë (maturë shtetërore të cilët planifikojnë të regjistrohen në fakultet), maturë shkollore (për maturantë të cilët nuk do të vazhdojnë shkollimin e lartë dhe do të kalojnë provimin para një komisioni nga shkolla) dhe provimi përfundimtar (për maturantët e arsimit profesional të cilët nuk do të hyjnë në maturë shtetërore). Ata që do të paraqesin provimin, duhet të vendosin dhe lëndët që do të duan.

Provimi i parë ekstern është i obligueshëm – në gjuhë amtare (gjuhë maqedonase, shqipe apo turke) dhe literaturë. Provimi i dytë është përzgjedhje mes një gjuhe të huaj dhe matematikë, dhe e njejta do të mbahet më 29 maj. Provimi mbahet në gjuhë të huaj (anglisht, frengjisht, gjermanisht apo rusisht) dhe është caktuar për më 5 qershor, ndërsa për më 14 qershor ata që kanë përzgjedhur matematikën. Më 11 qershor do të mbahet testi i tretë ekstern për të cilët maturantët mund të zgjedhin mes dhjetë lëndëve (estetikë, filozofi, kimi, fizikë, biologji, histori, sociologji, biznes dhe për herë të parë tani mund të zgjedhin dhe informatikë dhe gjeografi).//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Shkupjani nga Kosova tentoi të dërgojë mbi 500kg marihuanë në Turqi, kapet në Bogorodicë

T E

Fotografia e rrallë nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë

T E

“Opozita në Qeveri”, Milevski: PLD nuk merr pjesë në dasmë

T E

613 gjoba për mosmbajtje të maskës

T E

Arrin dërgesa e parë e vaksinave kundër Covid 19 nga prodhuesi rus Sputnik V

T E

Oferta befasishme e Zaevit / Pluhur syve opozitës apo BDI-së ?

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...