Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Maturantët përkohësisht e ndërpresin bojkotin e mësimit prej 6 deri 12 shkurt

Shkup, 4 shkurt – Unioni i nxënësve të shkollave të mesme pasdite kumtoi se prej 6 deri 12 shkurt përkohësisht do ta ndërpres bojkotin e mësimit.

“Pas takimeve tona me deputetët në Kuvend, Unioni i nxënësve të shkollave të mesme është i sigurt se gëzon mbështetjen e më shumë se 70 deputetëve në legjislaturë. Në këtë drejtim, Kuvendi Qëndror i Unionit ka vendosur të pezullojë përkohësisht bojkotin e orëve të mësimit – nga 6 deri më 12 shkurt 2021 – kjo do të thotë që të premten (5 Shkurt), pra edhe nesër do të bojkotohet”, thuhet në kumtesë.

Nga Unioni kumtojnë se bojkoti është rezultat i mos dëgjimit të problemeve, argumenteve dhe propozimeve konkrete.

“Në asnjë mënyrë, nuk synon humbjen e mësimdhënies dhe të mësimnxënies, por ndryshimin e modelit të maturës shtetërore këtë vit. Ne gjithashtu kemi nevojë edhe për mësimdhënie cilësore, por dhe për një maturë shtetërore të modifikuar dhe zhvillim të mëtejshëm arsimor dhe profesional.
Për shkak të kësaj, Unioni lë rastin dhe kohën që institucionet të pranojnë dhe zbatojnë kërkesat tona”, thonë nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme.

Nxënësit e shkollave të mesme e kanë bojkotuar mësimin, duke kërkuar të shkurtohet numri i lëndëve për dhënien e maturës shtetërore prej katër, në dy.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në intervistë për MIA-n porositi se nuk ka opsion tjetër përveç se ta zbatojë maturën shtetërore, për të cilën thotë se të gjithë nxënësit që dëshirojnë ta japin, i kanë paraqitur lëndët në afat dhe nuk ka të drejtë atë t’ua shkurtojë. Ajo porosit se tani të gjitha afatet kanë kaluar që të bëhet një koncept i ri për maturë, që është në plan të përgatitet për vitin e ardhshëm.

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...