Agjencia Zhurnal.mk

Max Ehrich shpreh publikisht dashurinë ndaj Demi Lovato: Ende nuk jemi ndarë, unë e dua atë

Max Ehrich është duke insistuar se ai dhe Demi Lovato nuk janë ndarë, pasi kaluan gjashtë muaj së bashku.

Aktori i njohur përmes rrjetit social Instagram ka shkruar se ende nuk kanë përfunduar lidhjen, ndërsa ende e dashuron këngëtaren, shkruan Daily Mail.

Postime të tillë vijnë pasi burime për People kanë treguar se Demi e kishte paralajmëruar atë se po ndahen.

“Ne nuk kemi biseduar me telefon, nuk kemi mbaruar lidhjen. Unë e dua Demetrian dhe dua që ajo të jetë e shëndetshme dhe e sigurt”, ka shkruar ai.

Në disa mbishkrime të tjera, të cilat më pas i kishte fshirë, Max shprehu dashurinë që ka për artisten.

Ndërkaq, Lovato dhe Ehrich filluan të jetojnë së bashku gjatë karantinës, ndërsa shpallën fejesën në korrik të këtij viti.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...