Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

“Mayfly” emërohet insekti i vitit 2021

Insekti danez “Mayfly” është zgjedhur “Insekti i Vitit 2021” nga një grup ndërkombëtar i entomologëve.

Insekti fluturon vetëm për disa ditë, çiftëzohet dhe lëshon vezët, shkruan AP.

“Çfarë e bënë të veçantë insektin Mayfly është cikli i jetës: nga kur veza lëshohet në ujë tek një insekt i aftë për fluturim dhe çiftëzim dhe i cili vdes pas disa ditësh”, ka thënë drejtori i Komisionit të Shkencëtarëve Thomas Schmit.

Mayfly kanë ekzistuar për rreth 355 milionë vjet dhe në ditët e sotit jetojnë rreth 140 specie në Evropën Qendrore.

Pa pjesë të gojës dhe as zorrë funksionale, Mayfly e zhvilluar ka vetëm disa ditë për t’u çiftëzuar dhe për të hedhur vezët e reja, para se ajo të vdesë.

Komisioni ka zgjedhur një insekt unik secilin vit që nga viti 1999, për të “sjellur specie karakteristike më afër njerëzve”.

Postime të ngjashme

Një dasmë bamirësie për çiftin e pastrehë

S.B.

Në malet e Zvicrës kërkohen vullnetarë për t’i trembur ujqërit

S.B.

Macja e zhdukur ribashkohet me pronarin pas 15 vjetësh

S.B.

Cili nga këta katër katrorë është i ndryshëm nga të tjerët?

S.B.

Njihuni me oficerin 91 vjeçar të policisë në SHBA, i cili nuk ka në plan të pensionohet

S.B.

Shakaja në TikTok, e bën nënën të mendojë se vendi i saj po sulmohet me armë bërthamore

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...