Agjencia Zhurnal.mk

Mazda MX-5 Miata do të ketë teknologji hibre

Sistemi i-ELOOP pritet të jetë standard, në të gjitha Mazdat që shiten në tregun evropian.

Versioni ri i Mazda MX-5 Miata, që do të lansohet gjatë këtij viti në tregun evropian, do të ketë teknologjinë hibride i-ELOOP, që mbledhë energji sa herë që vetura frenon, transmeton Telegrafi.Ky sistem është përdorur që nga viti 2012, ndërsa tani është bërë e ditur se do të jetë te Miata e re, si dhe standard në shumicën e modeleve të reja.

Nëpërmjet vendosjes së këtij sistemi, Mazda po përpiqet që t’i bëjë veturat shumë më ekonomike, si dhe të jetë në nivelin e duhur sa i përket emetimit të gazrave.

Funksioni i frenimit rigjenerues i Mazda, angazhon alternatorin nën ngadalësim për të rikuperuar një pjesë të energjisë së frenimit, që përndryshe do të humbej si nxehtësi e panevojshme.

Kjo energji shtesë nuk futet në baterinë konvencionale të veturës, por në një pako speciale, e cila është në gjendje përpunojë me më shumë efikasitet.

Të njëjtën energji, sistemi i Mazdas e vë në funksion për të përdorur teknologji të ndryshme brenda makinës.

Megjithëse tingëllon e thjeshtë, kjo teknologji e rritë efikasitetin dhe e bën më ekonomike veturën për rreth pesë për qind, nganjëherë edhe më shumë, kur ndalon dhe niset shpesh në trafik.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...