Mazniku: Shqipëria, shembull inovator i përdorimit të Inteligjencës Artificiale

nga D. V.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka marrë pjesë në Forumin Global për Inovacionin në Sektorin Publik, i organizuar në Uashington.

Ministri Mazniku tha se “Shqipëria sot është një shembull inovator i përdorimit të Inteligjencës Artificiale në funksion të integrimit evropian e shërbimeve publike”.

Sipas Maznikut, në këtë forum të organizuar nga Banka Botërore, u diskutua edhe mbi përvojën e Shqipërisë në bashkëpunim me OpenAI për përafrimin me legjislacionin e BE-së.

“Po përdorim Inteligjencën Artificiale për të përshpejtuar përafrimin me legjislacionin e BE-së, paralelisht me rritjen e efikasitetit të administratës, transparencës dhe shërbimeve më pranë qytetarit”, u shpreh Mazniku në një postim në rrjetet sociale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More