Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Mbahet dialogun e CEO-ve të APEK-ut

Ne Pekin nepermjet videos u mbajt dialogu e CEO-ve të APEK-ut , ku ne fjalimin e tij Presidenti Xi Jinping vuri në dukje se Kina këmbëngul në vlerësimin e risive si forca kryesore shtytëse për zhvillim, duke krijuar një sistem inovacioni që integron ngushtë teknologjinë, arsimin, industrinë e financat dhe përmirëson vazhdimisht nivelin e zinxhirit industrial, për të siguruar mbështetje të fortë për zhvillimin ekonomik afatgjatë të Kinës.

Kreu i shtetit kinez theksoi se, ndërsa Kina hyn në një fazë të re zhvillimi, reforma po përballet gjithashtu me detyra të reja. “Ne do të kemi më shumë guxim dhe do të marrim më shumë masa për të thyer pengesat institucionale të rrënjosura thellë dhe për të promovuar modernizimin e sistemit kombëtar të qeverisjes e aftësive të qeverisjes,” tha ai.

Xi theksoi gjithashtu se hapja është një parakusht për përparimin kombëtar dhe mbyllja në mënyrë të pashmangshme do të çojë në prapambetje. Kina është integruar thellësisht me ekonominë botërore e sistemin ndërkombëtar dhe nuk do të kthehet kurrë pas në histori, nuk do të kërkojë “shkëputje” ose do të përfshihet në një “rreth të vogël” të mbyllur dhe ekskluziv,shtoi ai.

Kreu i shtetit i Kinës theksoi gjithashtu se duhet të thellohet koncepti i bashkësisë së fateve të përbashkëta, të nxitet integrimi ekonomik rajonal, të shpejtohen hapat e zhvillimit me anë të risive dhe të nxitet ndërlidhshmëria rajonale, me qëllim që të realizohet zhvillimi i vazhdueshëm, duke u sjellë popujve të Azi-Paqësorit përfitime te ndersjellta.

Postime të ngjashme

Policia greke njoftoi se u sulmuan nga qytetarët, pamjet tregojnë të kundërtën – kjo nxiti mllef

S.B.

Libia duket me shpresë të zymtë për një lider të ri

S.B.

Gjermania, shënjestër kryesore e dezinformimit rus

S.B.

Meksikë, në 5 vitet e fundit janë vrarë 17.715 gra

S.B.

Afganistani merr dozat e para të vaksinës nga COVAX

S.B.

Estonia planifikon një izolim të plotë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...