Mbahet panairi tradicional i artizanateve në Kumanovë

nga Xh M

Kumanovë, 4 nëntor – Në organizim të Odës së Zejtarëve të RMV-së dhe asaj Rajonale në Kumanovë, e në bashkëpunim me komunën e Kumanovës, në këtë qytet sot u hap panairi i dytë tradicional i Artizanateve. Me këtë rast zejtarë të shumtë nga vendi ynë ekspozuan prodhimet e tyre artizanale. Në kuadër të këtij manifestimi artizanal u hap edhe Dyqani i Qytetit për Suvenire në të cilin janë të ekspozuara suvenire të ndryshme tradicionale.

“Qëllimi është subvencionimi i zejeve të vjetra dhe se të njëjtit të jenë në pah pasi që të njëjtat mungojnë, në të kaluarën nuk kemi pasur dyqan suveniresh në qytetin e Kumanovës dhe tani fatmirësisht, bashkërisht me kryetarin e qytetit, Maksim Dimitrievski, u munduam dhe arritëm të subvencionojmë zejet e vjetra dhe të marrim lokal për të hapur dyqan suveniresh.”, – shtoi mes tjerash kryetari i Odës së Zejtarëve të RMV-së, Agron Fazliji.

“Komuna e Kumanovës gjithmonë i ka përkrahur dhe vazhdon t’i përkrahë zejtarët. Me këtë rast dua të falënderoj Odën Rajonale të Zejtarëve, siç e dini në të kaluarën, zejtarëve u kemi ndarë mjete financiare e që do të vazhdojmë edhe më tej, është ndoshta shumë simbolike, por domethënëse, e me hapjen e dyqanit të parë të suvenireve shpresojmë të ruhet tradita dhe kultura e qytetit tonë.”, – theksoi kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

“Hapja e dyqanit të suvenireve është një shembull i mirë, që edhe qytetet tjera të shtetit tonë duhet ta praktikojnë e që nuk është vetëm për promovim të traditës, por që shërben për zhvillimin zejeve të vjetra si dhe përkrahë këto lloj biznese që janë domethënëse për qytete dhe komunat tona, si dhe ndikon në zhvillimin e turizmit. Këtë vit kemi ndarë 6.5 milion denarë si ndihmë financiare për zejet dhe zejtarët në RMV, si dhe 130 mijë euro mbështetje për Odat e Zejtarëve dhe OJQ të ndryshme që është e ndërlidhur me promovimin e Zejtarisë.”, – u shpreh zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Risteski.

Në fund të theksojmë se komuna e Kumanovës, tradicionalisht, dhjetë zejtarëve të suksesshëm u ndau vauçerë në vlerë prej 15.000 denarësh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More