Mbahet paneli i PriFest

Sot në kuadër të festivalit të filmit PriFest u mbajt paneli i diskutimit me temën ‘Filma kosovarë, buxheti i ulët, festivale të mëdha’ ku pjesëmarrës ishin Ministri Hajrulla Çeku, producenti slloven, Danijel Hocevar, dhe tre producentët kosovarë, Besnik Krapi, Yll Uka dhe Shkumbin Istrefi.

 

Panelistët diskutuan sukseset e viteve të fundit në kinematografi. Ministri Çeku shprehu se suksesi i dukshëm i filmave tanë pavarësisht buxhetit të ulët është shkaku i një serie faktorësh por që në thelb ka punën e palodhur të komunitetit të filmit, bashkëprodhimin me vendet e rajonit dhe Evropës, dhe komunikimin e vazhdueshëm me festivalet e njohura për t’i shfaqur filmat vendor ndërkombëtarisht.

Për zhvillimin e sektorit të kinematograsë në Kosovë, Qeveria e Kosovës po punon në tri drejtime.

Së pari, Qeveria po ndërmerr hapa për ta ngritur filmin në nivel të sektorit me interes kombëtar. Për këtë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka themeluar grupin punues që po punon në hartimin e veprimeve konkrete financiare, institucionale dhe ligjore për të rritur investimin në prodhimtarinë e filmit.

Ministri Çeku njoftoi në panel që nga viti i ardhshëm buxheti publik për filmin do të dyfishohet. MKRS po punon ngushtë me ekspertët e fushës për të përshtatur këtë rritje të buxhetit më së miri sipas nevojave të komunitetit dhe sektorit të filmit në Kosovë.

Së dyti është që rritja e kapacitetit dhe mobilizimit në finalizimin e ligjit të ri të kinematografisë nga MKRS, ligj i cili do të pasqyroj nevojat bashkëkohore të këtij sektori. Projektligji pritet të dërgohet në Qeveri për miratim në muajin tetor të këtij viti. Ligji i ri do të rrisë stimujt financiarë për operuar dhe investuar në sektorin e filmit. MKRS ka propozuar një normë prej 30% të kthimit të parave të gatshme për investimet e huaja direkte në kinematografi.

Dhe së treti, MKRS po punon në hartimin e koncept dokumentit për kulturë në konsulltim të gjerë dhe gjithëpërfshirës me komunitetin kulturor dhe artistik në Kosovë. Ky dokument do të drejtojë hartimin e ligjit për kulturë nga viti i ardhshëm.

Related posts

Sot Dita Botërore e Fotografisë

D V

Vdes regjisori i filmit të parë “Superman”

D V

Yjet s’flejnë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More