Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Podujevës

Arrestimi i asamblistit të PSD-së nga policia serbe, sot mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Podujevës.

Sot në Podujevë do të mblidhet Kuvendi komunal.

Në këtë seancë që fillon nga ora 10:00 do të diskutohet për arrestimin nga policia serbe të anëtarit të kuvendit komunal të kësaj komune, Blerim Macastena.

“Ju njoftojmë se më 06.01.2021 (e mërkurë), në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit në ish-ndërtesën e Komunës, mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Podujevës, lidhur me arrestimin nga policia serbe të anëtarit të Kuvendit të Komunës, Blerim Maçastena”, thuhet në njoftim.

Dy qytetarë nga Podujeva janë arrestuar nga Policia serbe, të cilët dyshohet se kanë dalë në territorin e Serbisë më 13 dhjetor të vitit të kaluar.

Njëri më pas është liruar, ndërkohë që Maqastena vazhdon të jetë në paraburgim.

Postime të ngjashme

​Bekim Jashari: Vetëm të bashkuar jetësojmë amanetin e dëshmorëve

T E

Vdes profesori i njohur Zejnullah Gruda

T E

PZAP-ja miraton pjesërisht ankesën e një kandidateje boshnjake

T E

Rifat Jashari: Nëse është nevoja, prapë jemi të gatshëm me këta meshkuj çka i kemi me iu përgjigj Serbisë

T E

Edhe Lirije Kajtazi akuzon për manipulim votash

T E

Haxhiu zbulon se kur do të votohet qeveria Kurti 2

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...