Bota

Mbahet sot Samiti i BE në Bruksel, Bjellorusia, Turqia dhe Kina në krye të axhendës

Bashkimi Europian do të mbajë sot në Bruksel Samitin që ishte planifikuar të mbahej në shtator por që u shty prej vetizolimit nga COVID-19 të Charles Michuel, Presidentit të Këshillit Europian.

Në krye të axhendës së diskutimeve janë kriza në Bjellorusi prej 9 gushtit teksa BE tashmë zyrtarisht nuk e njeh më Lukashenkon si Presidenti dhe tensionet në Mesdheun Lindor mes Turqisë dhe Greqisë, ku unioni mbështet padyshim këtë të fundit.

Me të gjitha gjasat pritet të ketë sanksione ndaj Bjellorusisë dhe Turqisë, kurse pritet që BE tashmë të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj Kinës referuar politikës së saj totalitare dhe abuzimit me të drejtat e njeriut brenda vendit të saj. Por ndërkohë pritet edhe një diskutim për BREXIT.

Postime të ngjashme

Kinë, zbulohen hambarë drithi të vjetër rreth 4.000 vite

T E

1211 raste me Covid-19 në Greqi, 12 pacientë humbin jetën në 24 orët e fundit

T E

Gjykata e Lartë fillon sesionin e ri me sfida të mëdha përpara

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...