Agjencia Zhurnal.mk

Mbajti në jetë Stephen Hawking, dhurohet për të prekurit me Covid-19 ventilatori i fizikantit

Ventilatori i Stephen Hawking do t’i dhurohet spitalit të Kembrixhit, “Royal Papworth Hospital” për të trajtuar pacientet e prekur nga koronovirusi.

Vajza e fizikantit, i cili vuante nga sëmundja e neuroneve motorike, tha se ky dhurim vjen në shenjë falenderimi për përkujdesin e veçantë që ky spital tregoi për babain e saj.

“Si një pacient i ventiluar, ky spital ka qenë tepër i rëndësishëm për babanë tim dhe e ka ndihmuar atë në disa periudha shumë të vështira. Ne e kuptuam që ai do të ishte në pararojë të epidemisë Covid-19 dhe u lidhëm me disa nga miqtë tanë të vjetër atje për të pyetur nëse mund të ndihmonim.

Pasi babai ynë vdiq, ne u kthyem të gjitha pajisjet mjekësore që ai përdori që i përkisnin NHS, por kishte disa sende që ai kishte blerë vetë. Tani ne po i kalojmë ato tek Shërbimi Kombëtar i Shëndetit me shpresën se ata do të ndihmojnë në luftën kundër Covid-19”.

Spitali Royal Papworth është zgjeruar në ambiente me dyfishin e madhësisë së tij për shkak të rritjes së numrit të shtrimeve në spitale nga koronavirusi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...