Mbërrijnë në Rinas 259 fëmijë, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif

259 fëmijë, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif, kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit.

 

“Falë koordinimit me partnerët, ata kanë tani një strehë të sigurt, duke rikonfirmuar edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e qindra qytetarëve afganë”, shkruan ministrja Olta Xhaçka.

Kujtojmë se fillimisht ‘Qytet Studenti’ ishte vendi i parë ku u akomoduan afganët, deri sa të përfundonin procedurat e regjistrimit dhe më pas ato janë strehuar në strukturat hoteliere.

Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga kryeministri Edi Rama.

Related posts

Manastirliu: Deri në fund të vitit vijnë edhe 1.3 milion vaksina kundër COVID-19 në Shqipëri

D V

Konfirmohet rasti i parë me gripin e shpendëve në Shkodër

N E

U rrëzua nga anija, humb jetën turistja 25-vjeçare në Vlorë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More