Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Mbërrijnë “surprizë” në Rinas 15.210 doza vaksinash Pfizer

Pavarësisht se u deklarua nga vetë ministria e Shëndetësisë së ngarkesa e radhës me vaksina anti covid-19 do të vinte nesër, dozat kanë ardhur sot.

Burimet bëjnë me dije se mbrëmjen e sotme në Rinas kanë mbërritur 15, 210 doza të tjera.

Gjithashtu, kryeministri Edi Rama ka mbërritur nga Brukseli në
Tiranë, ku priti sasinë e vaksinave nga Pfizer.

Deklarata e Ramës në Rinas:

Sot kemi marrë konfirmim nga Pfzier që do të marrim 30 mijë doza në prill, pra vijojmë pa nderprerje procesin.

Kam shumë besim që shumë shpejt do kemi lajm shumë të mirë se kemi të konfirmuar 14 mijë dozat e para të Astrazeneca përmes covax.

Së shpejti do kemi mundësinë e një vaksinimi intensiv që të thyejmë zinxhin e infektimit që sezoni i ri turistik të jetë me rënie drastike. Ju lutem durim, luftë e madhe tregtare nuk jemi prapa askujt.

Njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informon se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë pas pak në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka qenë në komunikim të vazhdueshëm për transportin e vaksinave Pfizer, dhe falë përpjekjeve intensive, pritet të mbërrijnë në Shqipëri 15,210 dozat e lajmëruara.

Postime të ngjashme

Kryemadhi: Uragani i 25 prillit do ta shkulë Rilindjen

N E

Shqipëria do të marrë vaksinën ruse Sputnik V

N E

Manastirliu: Nis vaksinimi i dializantëve dhe grupeve më të rrezikuara

S.B.

Balla me të rinjtë në Librazhd: Puna sapo ka filluar, ky është vetëm fillimi

S.B.

Floriana Garo: Më 25 prill, Shqipëria do të zgjedhë Lulzim Bashën

S.B.

Basha uron myslimanët: Me mbylljen e muajit të Ramazanit të marrin fund dhe vuajtjet e shqiptarëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...