Mbërrin grupi i parë me afganë në Kosovë

Vetëm pak minuta më parë është ulur në Aeroportin e Prishtinës avioni me grupin e parë të refugjatëve afganë.

 

111 shtetas afganë, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin, pritet të strehohen në bazën ushtarake “Bondsteel” që gjendet në Ferizaj.

Qytetarët afganë, që kanë punuar me NATO-n, së bashku me familjet e tyre, do të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë, derisa t’iu rregullohen dokumentacionet për qëndrim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara. Në mesin e tyre ka gra dhe fëmijë.

Forca të shtuara të policisë së Kosovës janë parë përreth aeroportit për të siguruar ardhjen e tyre në vend.

Refugjatë të tjerë pritet të mbërrijnë në vend ndërkohë që Ministri i Brendshëm ka deklaruar se Kosova mund të presë deri në 2 mijë refugjatë afganë.

Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve të saj, në deklaratën ku sigurohet se të gjithë qytetarët e huaj dhe afganët që kanë punuar me entitetet e huaja, do të mund të largohen nga Afganistani.

Related posts

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 920 raste të reja me Kovid-19

N E

PDK hap zyrtarisht fushatën zgjedhore, Memli Krasniqi: Kandidatët tanë kanë në fokus kërkesat dhe mirëqenien e qytetarëve

D V

SBASHK: Jemi në pritje të vendimit të Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com