Mbërrin Rolls-Royce i parë elektrik

Në një njoftim historik, Rolls-Royce Motor Cars njoftoi veturën e saj të parë tërësisht elektrike të quajtur Spectre.

CEO Torsten Muller-Otvos gjithashtu konfirmoi se produkti i përfunduar do të shfaqet në treg në tremujorin e katërt të vitit 2023.

Duke njoftuar këtë moment vendimtar për markën Muller-Otvos thotë:

Sot është dita më domethënëse në historinë e Rolls-Royce që nga 4 maj 1904. Në atë datë, etërit tanë themelues, Charles Rolls dhe Sir Henry Royce, u takuan për herë të parë dhe ranë dakord të krijojnë “veturën më të mirë në botë”.

Dhe është gjithashtu një surprizë e madhe që Rolls Roice jo vetëm që njoftoi një model të ri, por gjithashtu tregoi një prototip të kamufluar.

Forma dhe përmasat të kujtojnë shumë Wright dhe pritet të kenë dy dyer. /Telegrafi/

Related posts

Toyota Supra 1995 është e përkryer për entuziastët e JDM

D V

Ford do të përfundojë prodhimin e veturave në Indi

D V

Kawasaki do të orientohet në motoçikletat elektrike deri në vitin 2035

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More