Mbërriti serveri me dhjetë stacione për mbushjen e terminaleve për gjurmët e gishtërinjve për zgjedhjet lokale

Shkup, 13 shtator – Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandër Dashtevski informoi se sot mbërriti serveri me 10 stacione për mbushjen e terminaleve për leximin e gjurmëve të gishtërinjve me të dhëna nga votuesit që do të jetë i lidhur me serverin kryesor të KSHZ-së dhe do të testohet.

 

“Serveri mbërriti një javë para kohe sepse është shumë i rëndësishëm ai operacion të shihet nëse do të mbushet, si do të mbushë dhe koha, shpejtësia e mbushjes, kështu që dalëngadalë po mbërrin e gjithë pajisja dhe për dy-tri ditë tashmë do të kemi dërgesë të re më të madhe se 950 terminale, ndërsa tashmë për një javë do të mbërrijnë edhe të tjerët, kështu që fillojmë me punë”, tha Dashtevski.

Nëse serveri tregon se punon mirë, KSHZ do të përgatitet për edukim të kryetarëve të këshillave zgjedhorë dhe për zëvendësit e kryetarëve të këshillave zgjedhorë dhe do të vihet në funksion i gjithë operacioni që nënkupton se procesi ecën mirë.

“Gjegjësisht edhe më mirë, më shumë se mirë sepse tashmë serveri mbërriti një javë parakohe dhe mund të fillohet me punë, gjegjësisht me mbushjen e atyre që janë për trajnime, ndërsa me dërgesën e re edhe me mbushjen e terminaleve të tjera varësisht nga mbyllja e Listës Zgjedhore të cilën ne duhet ta mbyllim më 24 shtator, pastaj sektori TI duhet ta përgatisë edhe diku prej datës 28 do të fillojë mbushja e cila do të zgjasë disa ditë, kështu që ato (terminalet) do të jenë të gatshme për zgjedhjet”, tha Dashtevski.

Shërbimi TI i KSHZ-së, sipas kryetarit të Komisionit, punon me një firmë prej Gjermanie dhe kontrollon gjithçka që është e nevojshme për funksionimin e serverit dhe të terminaleve.

Në zgjedhjet lokale të caktuara për më 17 tetor për herë të parë në vend do të zbatohet sistem dhe terminale për leximin e gjurmëve të gishtërinjve për identifikim të votuesve. Për këtë qëllim KSHZ lidhi marrëveshje me kompaninë gjermane “Dermalog” e cila duhet ta dorëzojë sistemin dhe terminalet, si dhe të mundësojë mirëmbajtjen e tyre. Dyqind terminalet e para tashmë mbërritën në vend, sot mbërriti edhe serveri, ndërsa siç paralajmëroi Dashtevski, me rend deri më 1 tetor duhet të mbërrijnë edhe të gjitha terminalet e nevojshme për zgjedhje.

Related posts

“Ballkan i hapur” – një ekonomi, pa kufij, pa ndalesa në kufij dhe me 100% tregti të lirë

Z H

Shekerinska-Mehaj: Me rajon të sigurtë, në të ardhme të përbashkët evropiane

Redaksia

Lajm i mirë: Në Zvicër mund të udhëtoni me vaksinë kineze, ja edhe vendet tjera!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com