Agjencia Zhurnal.mk

Mbështetje e plotë nga Gjermania për perspektivat evropiane të vendit

Shkup, 9 mars, zhurnal.mk – Gjermania tërësisht e mbështet anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe në ato korniza edhe hapjen e shpejtë të negociatave me vendin tonë, kumtoi drejtoresha për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë gjermane të Punëve të Jashtme, Suzane Shuc në takim me kryetarin e Qeverisë, Oliver Spasovski.

Siç bëri të ditur Pres-shërbimi qeveritar, në takim është konstatuar se vendi gjendet në periudhë të rëndësishme kur pritet rrumbullakimi i anëtarësimit në NATO, se janë realizuar proceset e rëndësishme reformuese dhe se për shkak të kësaj ekziston vetëdije te shtetet evropiane se vendimi pozitiv për fillimin e negociatave është i merituar.

Spasovski gjatë kësaj shfaqi falënderim për mbështetjen e madhe, miqësore dhe parimore nga Gjermania drejtë Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të shtetit tonë.

“I filluam edhe më të motivuar reformat e rëndësishme për qytetarët dhe për perspektivat evropiane, që t’i tregojmë përcaktimet tona serioze drejtë integrimeve evropiane. Në atë frymë, përgjatë dialogut e miratuam edhe Ligjin për Prokurorinë Publike. I zhvillojmë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe punojmë përmes respektimit të Kushtetutës, të zbatimit të marrëveshjeve me Greqinë dhe me Bullgarinë. I përmbushim pritshmëritë, sollëm vendime të rëndësishme, historike, të guximshme dhe me të drejtë presim se ky vend do të vlerësohet nga miqtë tanë, vendet anëtare të BE-së”, deklaroi kryeministri Spasovski.

Në takim bashkëbiseduesit kanë konstatuar se politikat e dialogut të cilat i zbaton Qeveria janë përfitim drejtë zhvillimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe stabilitetit në gjithë rajonin, si dhe se koncesionet nga këto procese pozitive nuk sjellin asgjë të mirë as për vendin, e as për rajonin.

“Në takim janë theksuar përfitimet nga Procesi i Berlinit, me të cilin këtë vit kryesojnë shteti ynë dhe Republika e Bullgarisë. Në vigjilje të Forumit të nesërm në Shkup të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor, që organizohet në kuadër të Procesit të Berlinit, është vlerësuar se presidenca e përbashkët e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është mirënjohje e rëndësishme për kontributin e të dyja shteteve në progresin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe se vetë procesi është me rëndësi të madhe për atë bashkëpunim në rrugën drejtë BE-së”, theksohet në kumtesë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...