Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Mbështetje për kolegë në grevë, naftëtarët e Ballshit mblidhen në protestë

Krahas grevës së urisë në rafineritë e Ballshit sot po zhvillohet edhe një protestë. Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se naftëtarët janë mbledhur para uzinës në mbështetje të kolegëve të  tyre grevistë.

Prej ditësh një grup naftëtarësh vijojnë grevën e urisë, e cila sot është në ditën e 13-të, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar.

Sokol Dautaj u është drejtuar protestuesve me autoparlant duke u thënë se do të qëndrojnë deri në fund. “Do të sakrifikojmë deri në ditën e fundit”, është shprehur ai.

Situata e protestës së sotme duket se do të përshkallëzohet. Pas grumbullimit para rafinerisë së naftës, naftëtarët kanë deklaruar se do të bllokojnë rrugën kryesore që lidh Ballshin me Fierin. Siç raporton gazetarja, ata po nisen drejt qytetit të Ballshit.

Naftëtarët kërkojnë zgjidhjen e problemit të tyre që ka të bëjë me pagat e prapambetura dhe rikthimin e punës në rafineri. g.v/abcnews.al

Postime të ngjashme

Edi Rama: Partia Socialiste merr 74-78 mandate

N E

Edi Rama prezenton masterplanit e portit të Durrësit

N E

Monika Kryemadhi: Emigrantët po kthehen të votojnë për ndryshim

N E

Trupat dhe tanket amerikane zbarkojnë në Shqipëri

N E

Basha: Rama e ka kuptuar se shumica dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim!

N E

ish-ambasadori Islam Lauka: Shqiptarët nuk kanë fuqi për tu bashkuar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...