Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mbështetje teknike nga Ambasada e SHBA-së dhe bashkëpunim me MPB-në për konfiskim të drogës

Shkup, 10 prill – Ambasada amerikane në Shkup punoi së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ofroi mbështetje teknike për aksionin e djeshëm në të cilin policia hasi në kamion me marihuanë në vlerë prej 800.000 eurove, që tranzitonte nëpër vend.

Këtë sot e publikoi portal “Dëshiroj të them”, të cilët kanë vërtetim nga Ambasada amerikane në Shkup.

“Në këtë rast, si edhe në rastin me pasaportat, punuam së bashku me MPB-në dhe ofruam mbështetje teknike”, thonë nga Ambasada e SHBA-së.

Ministri I Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dje në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se policia e vendit ka kryer aksion të madh së bashku me Agjencinë amerikane për luftë kundër narkotikëve (DEA). Në aksion është konfiskuar drogë në vlerë prej mbi 800.000 eurove dhe është arrestuar një nëpunës I lartë policor.

“Vazhdojmë së bashku me partnerët tanë strategjik në luftën joselektive kundër krimit”, shkroi Spasovski në FB.

Siç thekson portal, disa medium lajmëruan se I arrestuari është shef I Stacionit policor në Prilep, përderisa MPB për sot paralajmëroi më shumë hollësi për aksionin.

Zëdhënësi I VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski sot, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve deklaroi se “dukshëm tërë aksionin e zhvillojnë shërbime të cilat luftojnë kundër narkotikëve nga jashtë”. Ai I bëri pyetje pushtetit të përgjigjet se kush është arrestuar deri më tani për këtë rast. 

Postime të ngjashme

“Politikanët e estradës nuk e penguan ligjin për ndërtimet e paligjshme tash kritikojnë”

B L

16 të vdekur dhe 30 raste të reja me Covid 19 në Maqedoni

Z H

Ministri Hoxha viziton zyrat e reja të Njësive Rajonale të MBPEU dhe AUV

Z H

Publikohet thirrje publike për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve komunale

Z H

Hiqen pengesat, pas 14 muajsh u rihap kufiri me Greqinë

B L

Presidenti kundër qeverisë, nuk dekreton ligjin për ndërtimet ilegale që u votua në Kuvend

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...