Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Mbeten pezull punët në Kuvend, BDI e Lëvizja BESA insistojnë të udhëheqin me Komisionin për Çështje Evropiane

Shkup, 9 shtator, zhurnal.mk – Janë thelluar dallimet mes LSDM dhe BDI-së për ndarjen e trupave punues në Kuvend. Shkak është Lëvizja Besa nuk heq dorë nga kërkesa për ta udhëhequr Komisionin për Çështje Evropiane, dhe këtë e ka konfirmuar për Zhurnal edhe zëdhënësi i kësaj partie, Elmedin Memishi.

“Do të insistohet deri në fund që ky komision t’i takojë Lëvizjes BESA. Është debat i brendshëm parlamentar dhe shpresojmë që ky insistim do t’i jep rezultatet e duhura”, ka thënë shkurt Memishi.

Ditë më parë mësohet partnerët e koalicionit “Mundemi”, Zoran Zaev dhe Bilall Kasami kanë zhvilluar bisedë telefonike për të gjetur zgjidhje mbi zhbllokimin e punës në Kuvend. Deri sa të arrihet kompromisi punët në Kuvend do të mbeten pezull.

Postime të ngjashme

Interpelancat në Kuvend, “ping – pong” i qeverisë me opozitën

R Zh

Vazhdon mbledhja e Komisionit për çështje historike, debati mbi figurën e Goce Dellçevit

B L

Gjendja me Kovid-19 po qetësohet, kërkohet vigjilencë në periudhën që vijon

B L

Rrugët në disa vende të lagështa, intensiteti i komunikacionit mesatar

B L

Nuhiu takon Isenin / Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

R Zh

Komuna e Çairit shënon ditën e planetit Tokë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...