Mbetet mister vdekja e aktorit Gene Hackman dhe bashkëshortes së tij

nga Xh M

Ekspertët kanë thënë se mund të jetë e pamundur të përcaktohet koha e saktë e vdekjes së tyre. Pasi trupi i aktorit Gene Hackman, 95 vjeç, dhe bashkëshortes së tij, Betsy Arakawa, 65 vjeçe, u zbuluan në gjendje të dekompozimit të avancuar në shtëpinë e tyre në Santa Fe, ekspertët kanë thënë se përcaktimi i kohës së saktë të vdekjes mund të jetë i pamundur.

Doktori James Gill, mjek ligjor i Connecticut-it, ka shpjeguar për People se dekompozimi e bën jashtëzakonisht të vështirë identifikimin e kohës së saktë të vdekjes, ka raportuar Female First.

“Pasi trupi arrin në fazë të dekompozimit, nuk ka më asnjë tregues të qartë për të dalluar se kur ka ndodhur vdekja”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se faktorët mjedisorë, si thatësia dhe temperaturat e larta, mund të përshpejtojnë procesin e dekompozimit, duke e bërë edhe më të vështirë përcaktimin e kohës dhe shkakut të vdekjes.
“Në përgjithësi, mjediset e thata e nxisin trupin të dekompozohet më shpejt sesa ato të lagështa”, ka thënë ai.

Trupi i Arakawas u gjet në dyshemenë e banjës pranë një ngrohëseje elektrike, ndërsa Hackman u zbulua më vonë në dhomën e hyrjes së shtëpisë. Autoritetet besojnë se trupat kishin qenë të pajetë për të paktën 10 ditë përpara se të zbuloheshin. Një qen i familjes gjithashtu u gjet i ngordhur në vendngjarje.

Mjekja ligjore Judy Melinek ka konfirmuar gjithashtu se, pasi trupi hyn në fazën e dekompozimit, përcaktimi i kohës së vdekjes bëhet shumë i ndërlikuar.

“Shenjat fillestare, si temperatura trupore, ndihmojnë vetëm në fazat e para, por bëhen të papërdorshme pasi trupi dekompozohet”, ka shpjeguar ajo.

Në këto raste, hetuesit mbështeten më shumë në prova rrethanore, si koha e fundit kur viktimat janë parë gjallë apo momenti kur posta ka filluar të grumbullohet në shtëpi.

Autoritetet kanë përjashtuar helmimin nga monoksidi i karbonit si shkak të vdekjes, por hetimet për të përcaktuar arsyen e saktë të vdekjes së çiftit vazhdojnë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More