Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mbeturina të hedhura skaj Vardarit në Kondovë!

Shkup, 11 shkurt – Jemi këtu mes fshatit Kondovë dhe fshatit Lubin, mu për skaj lumit Vardar, por për fat të keq ky vend kaq i bukur po përdoret për hedhjen e mbeturinave dhe po krijohen deponi të egra.

Mbeturina dhe mbetje ndërtimi këtu hidhen.

Ky vend mund të përdorej për shëtitje dhe rekreacion, por po përdoret për hedhjen e mbeturinave.

Nga Komuna e Sarajit thonë se kjo është si pasojë e moskujdesit të qytetarëve.

“NPK Saraj gjatë  vitit 2018 ka pastruar 700 m3 prej deponive te egra, kurse në vitin 2019 u pastruan 815 m3 dhe në vitin 2020 u bë pastrimi i 845 m3, kuptohet që ka edhe vende tjera që duhet të pastrohen, por neve na brengos fakti, se në disa prej këtyre vendeve i kemi pastruar disa herë, mirëpo nga moskujdesi dhe mosruajtja e ambientit jetësor nga qytetarët janë krijuar deponi”, thonë nga NPK-Saraj.

Deponi të egra janë krijuar edhe në disa vende të fshatit të Sarajit, si në rrugën e re që lidh Sarajin me fshatin Rashçe. Në zgjedhjet komunale kryetari i tanishëm i komunës së Sarajit kishte premtuar se do të ketë pastrim të gjithë shtratit të lumit Vardar që kalon në pjesën e Sarajit.

Postime të ngjashme

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

Një orë pritje në kufirin Maqedoni-Greqi

Z H

Blerim Bexheti: Komuna e Sarajit çdoherë do mbështesë aktivitetet kulturore

R Zh

Në Krushevë është hapur manifestimi “10 ditë të Republikës së Krushevës”

Z H

Zaev përkujton viktimat dhe uron kryengritjen e Ilindenit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...