Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Mbi 1.600 ankesa e dhjetëra policë të suspenduar gjatë pandemisë

Gjatë vitit 2020, janë arrestuar 32 punonjës policorë të dyshuar për vepra penale, ndërkaq janë suspenduar 83 të tjerë, thonë zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka.

Në bazë të statistikave të Inspektoratit Policor të Kosovës, po ashtu gjatë vitit 2020, është shënuar një rritje e numrit të ankesave të qytetarëve ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, me pretendimet se ata kanë bërë shkelje disiplinore ose janë përfshirë në vepra penale.

Nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë vlerësojnë se ankesat e shtuara nga ana e qytetarëve të Kosovës ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, janë pasojë e rrethanave të jashtëzakonshme të krijuara nga pandemia e koronavirusit.

Zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka, thotë për Radion Evropa e Lirë që gjatë vitit 2020, ky Inspektorat ka pranuar dhe administruar gjithsej 1,658 ankesa, prej të cilave 17 informata, që nënkupton se numri i ankesave ka qenë 15 për qind më shumë sesa në vitin paraprak.

Sipas Bekës, 1,071 ankesa apo 64.60 për qind e numrit të përgjithshëm të ankesave të pranuara në këtë Inspektorat, janë kualifikuar se përmbajnë elemente të përfshirjes së punonjësve policorë në shkelje disiplinore. Të njëjtat, siç thotë Beka, janë proceduar në Divizionin e hetimeve të brendshme dhe verifikimin e të kaluarës në kuadër të Policisë së Kosovës. Pjesa tjetër, 574 ankesa, janë kualifikuar si ankesa që përmbajnë elemente të përfshirjes së punonjësve policorë në vepra penale. Këto ankesa, siç bën të ditur ai, janë proceduar në Departamentin e hetimeve të IPK-së për trajtim e hetim të mëtejmë.

“Inspektorati Policor i Kosovës, vitin e kaluar ka proceduar me kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit gjithsej 82 raste. Përveç kësaj, në kuadër realizimit të objektivave ligjore, gjatë vitit 2020, janë realizuar gjithsej 32 arrestime të punonjësve policorë të dyshuar për vepra penale, si dhe të gjashtë qytetarëve të dyshuar, të cilët kanë qenë të përfshirë në veprimtari penale në rastet ku janë hetuar edhe punonjësit e policisë. Përveç tyre janë rekomanduar edhe 83 suspendime, si dhe një transferim i një zyrtari policor”, theksoi Beka.

Postime të ngjashme

Ambasada e Amerikës ngushëllon familjarët e viktimave për tragjedinë në Kroaci

D V

Kurti takohet me të mbijetuarit e aksidentit në spitalin e Slavonski Brod

D V

Identifikohen edhe dy viktima tjera nga aksidenti tragjik që ndodhi në Kroaci, janë nga Rahoveci

D V

Eksperti kroat i komunikacionit: Dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak

D V

Imazhe nga vizita e Kurtit dhe kryeministrit Plenkoviq në spitalin e Slavonski Brodit

D V

Kryeministri kroat, Plenkoviq konfirmon vdekjen e 10 personave në aksidentin tragjik: Jemi me Kosovën në këtë ditë të trishtuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...