Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Mbi 1 milion euro do t’iu kthehen 204.088 qytetarëve përmes TVSH-së

Shkup, 17 tetor – Drejtoria për të ardhura (hyra) publike (DAP) në Maqedoninë e Veriut ka raportuar në lidhje me rritjen e blerjes së produkteve vendore dhe shërbime tjera gjatë javës së kaluar përmes “Fundjavës pa TVSH”, në të cilën kontribuuan 204,088 qytetarë të vendit.

Në krahasim me një javë më parë, vlerësohet se për 2.2 herë më shumë ka pasur rritje të qarkullimit.

“Më 10, 11 dhe 12 tetor të vitit 2020, gjithsej 204,088 qytetarë kanë blerë produkte e shërbime vendore, si dhe pajisje kompjuteri dhe llogaritë fiskale i kanë skanuar përmes aplikacionit TVSH-ja Ime”, raportojnë nga DAP.

DAP raporton se në “Fundjavën pa TVSH” është arritur qarkullim prej 558,176,715 denarëve, prej të cilave 66 853 929 denarë i kthehen qytetarit.

“DAP do të realizon kthimin e parave të qytetarët në llogarinë e tyre në afat prej 15 ditëve nga dita e fundit e skanimit të llogarive fiskale”, sqarojnë nga DAP.

Në këtë periudhë raportohet se ka pasur 3 herë më shumë skanim të llogarive fiskale dhe 9.5 herë më shumë qarkullim të produkteve maqedonase në krahasim me fundjavën e njëjtë të vitit të kaluar.

Postime të ngjashme

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet UEJL-së dhe Normak Investment Grup për mundësitë e punësimit të studentëve

R Zh

Besimi dhe Nikollovski: Tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe ekonomisë joformale

Z H

Sindikata e tekstilit me paralajmërim nëse nuk miratohet pakoja e pestë ekonomike

Z H

Për ekonominë janë siguruar 44,1 milion euro përmes tre kredive pa interes nga Banka Zhvillimore

Z H

Agjencitë turistike me humbje prej mbi 80%, edhe ata do të protestojnë të hënën

Z H

Ministri Hoxha në takim me Duxhak, vendosen fushat prioritare për mbështetje nga KB

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...