Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mbi 10 mijë maqedonas marrin dozën e dytë të vaksinës ndaj COVID-19 në Serbi

Shkup, 19 qershor – Pikat e vaksinimit në Vranjë, Nish dhe Beograd ishin destinacionet për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, kryesisht për të marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Vetëm në Beograd dhe Nish, në fund të marsit të këtij viti, kur nuk kishte vaksinë në Maqedoninë e Veriut rreth 15 mijë qytetarë u vaksinuan me vaksinën “Astra Zeneca”.

Edhe pse fillimisht nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë u njoftua se do të bëhen përpjekje, që rivaksinimi të bëhet në vend, këta qytetarë duhet të shkojnë sërish në Serbi për dozën e dytë, sepse ministria vendosi që “Astra Zeneca” të jepet vetëm për personat mbi 60 vjeç.

Mëngjesin e kësaj të shtune kishte tollovi në vendkalimin kufitar Tabanoc, ku njerëzit prisnin nga 30 deri në 40 minuta për të dalë.

Punonjësit e Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe punonjësit e kompanive anëtare të saj u rivaksinuan sot në Nish.

Nga Ministria e Brendshme informuan se tre mijë e 587 shtetas të Maqedonisë së Veriut u larguan sot nga vendi përmes Tabanocit deri në orën 12:oo.

Dje, gjashtë mijë e 570 qytetarë u larguan nga vendi gjatë gjithë ditës.

Postime të ngjashme

Rreth një orë pritet për dalje nga vendi në VK Bogorodicë

D V

“Ballkani i hapur” / Me ftesë të kujt Alexandër Soros erdhi në Shkup në takimin mes Ramës, Zaev dhe Vuçiç ?

R Zh

LSDM: Zgjidhet statusi i 13.000 punëtorëve të falimentuar

D V

Shkarkohet Goran Sugareski, emërohet drejtori i ri i Doganave

D V

Qeveria e rriti ndihmën për qytetarët, agjencitë turistike, klubet e natës dhe restorantet e dasmave

D V

Qeveria e RMV-së shpërblen me dy milionë denarë Dejan Georgievskin për suksesin në lojërat olimpike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...