Agjencia Zhurnal.mk

Mbi 100 organizata botërore kërkojnë të drejtë të re njerëzore – të drejtën për planet të shëndoshë

Shkup, 23 korrik – Zhurnal.mk – Të gjithë kanë të drejtë për Planet të shëndoshë, është fushata globale e nisur nga më shumë se 100 organizata të shoqërisë civile në të gjithë botën. Ata kërkojnë nga Kombet e Bashkuara të vendosin nen të ri në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut për të siguruar të drejtën universale për mjedis të shëndoshë natyror.

Në nismën e këtillë u kyç edhe Shoqata Ekologjike e Maqedonisë (SHEM).

“Nëse e nënshkruani këtë peticion, na mundësoi të kërkojmë nga përfaqësuesit tanë në Kombet e Bashkuara që të mbështesin këtë nismë. Vota juaj siguron bazë më të mirë për të luftuar ndryshimet klimatike dhe ndotjen, zbatimin më konsekuent të ligjeve kombëtare në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe informimit dhe edukimit më thelbësor për këtë temë”, thekson SHEM, duke treguar linkun për peticionin: http://mes.org.mk/zhivot-na-zdrava-planeta-treba-da-bide-chovekovo-pravo/

Nëse organizatat civile në mbarë botën kanë sukses në nismën, ky do të jetë amendamenti i parë në Deklaratë nga krijimi i saj në vitin 1948.

Sipas zëvendësdrejtorit të Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë, Metodia Velevski, asnjë shtet, gjegjësisht qytetarët e saj, nuk mund tërësisht të luftojnë këtë të drejtë duke vepruar në mënyrë të pavarur.

Fushata # 1Planet1Right (Një planetë – një e drejtë) është e dedikuar për krijimin e një të drejte të re universale të njeriut, të drejtën për një mjedis të shëndoshë natyror. Fushata udhëhiqet nga partneriteti më i madh në botë i organizatave të mbrojtjes së natyrës, BirdLife International së bashku me organizata të tjera civile si ClientEarth dhe Pakti global i mjedisit jetësor.

Raportuesi i posaçëm i KB për të Drejtat e njeriut dhe mjedisin jetësor, Dejvid Bojd, gjithashtu e mbështeti fushatën. Fushata i dërgoi gjithashtu një letër Antonio Gutereshit, sekretarit të përgjithshëm të KB-së në Ditën e planetit Tokë, ku kërkoi vendosjen e kësaj të drejte njerëzore. Nisja e peticionit global është presion shtesë mbi KB për të shqyrtuar kërkesën.

Fushata # 1Planet1Right i bën thirrje Kombeve të Bashkuara të votojnë të drejtën për një mjedis të shëndosh natyror për tu diskutuar në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, në Asamblenë e Përgjithshme të KB, dhe si një temë urgjente në Samitin e Biodiversitetit të KB nga mesi i shtatorit 2020, me qëllim kjo e drejtë dhe më në fund të përfshihen në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut deri në vitin 2023.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, 12.6 milion vdekje çdo vit shkaktohen nga mjedis jetësor jo i shëndoshë: ndotja e ajrit, menaxhimi joadekuat i ujit dhe ndikimi i ndryshimeve klimatike.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!