Mbi 120 mijë vende pune të humbura në pandemi, qytetarët në pritje të pakos së dytë mbështetëse

Me rishikimin e buxhetit Kosova pritet të bëhet me pakon e dytë të rimëkëmbjes ekonomike që nga fillimi i pandemisë.

 

Vlera e kësaj pako pritet të jetë 420 milionë euro.

Nga kjo shumë 50 milionë euro janë ndarë për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për mbështetjen e drejtpërdrejt të punëkërkuesve.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të sektorit privat, Jusuf Azemi thotë se që nga fillimi i pandemisë vendet e punës i kanë humbur rreth 120 mijë punëtorë.

Ai kërkon nga Kurti që të mbajë premtimet elektorale në lidhje me sektorin privat.

“Qeveria në fushatën elektorale ka kërkuar mbështetje nga punëtorët e sektorit privat dhe ai duhet ta zbatojë atë që ka premtuar për punëtorët. Deri më tani nuk po shohim sinjale pozitive pasi kryeministri me të ardhur në detyrë ka premtuar që paga minimale do të jetë 350 euro, e më pas ka rënë në 250 euro. Mirëpo deri tash nuk ka asgjë në këtë drejtim”.

Ndërkohë ekonomisti Safet Gërxhaliu ka vlerësuar pozitivisht pakon e të mbështetëse, mirëpo sipas tij pako është zhgënjyese në raport me vendet e rajonit.

“Derisa në Kosovë ka mbizotëruar agjenda politike, në vendet e rajonit janë bërë hapë të avancuar në ndihmë të bizneseve dhe qytetetare. Mali i Zi me 600 mijë banorë ka pasur më tepër se 1.30 miliardë euro investime. Shqipëria mbi 2 miliardë investime, Maqedonia mbi 3 miliardë, Serbia 4.4 miliardë euro, derisa Kosova me dy pako, deri tani ka shpenzuar vetëm 269 milionë euro”, deklaroi Gërxhaliu.

Related posts

Katër shtetas të Kosovës evakuohen nga Afganistani

D V

Një femër dhunohet në Lipjan

N E

Abdixhiku për shtyrjen e zgjedhjeve lokale: LVV po e shfrytëzon tragjedinë për përfitime politike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com