Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Mbi 14 mijë zarfe me fletëvotime të refuzuara, KQZ: Ja arsyet

Shërbimi votues i KQZ-së është duke vijuar me procesin e vlerësimit të rreth 43 mijë e 500 pakove të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

Sipas të dhënave më të fundit janë hapur 31 mijë e 164 pako të supozuara me fletëvotime, prej tyre janë aprovuar 35 mijë e 834 zarfe me fletëvotime dhe 14 mijë e 200 zarfe të tjera të refuzuara..

Sipas KQZ-së, arsyet e mos aprovimit të tyre janë të ndryshme, që përfshin mos regjistrimin në kohë si votues, dokumentet jovalide dhe të tjera.

“6 mijë e 309 zarfe janë dërguar nga persona që nuk janë të regjistruar si votues jashtë Kosovës; 4 mijë e 521 zarfe janë dërguar nga persona që nuk kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit sepse nuk kanë dëshmuar kriteret ligjore; 991 votues kanë dërguar fletëvotime nga dy herë; 1 mijë e 808 zarfe të dërguara nga votues të paidentifikuar apo siç njihet si votim grupor; 571 zarfe të dërguara nga votues të cilët kanë bashkangjitur dokumente jovalide për identifikim”, thuhet nga KQZ.

Postime të ngjashme

REL: Nga Kovaks për Maqedoninë e Veriut, BeH-në dhe Kosovën nga 100.620 doza të vaksinës Fajzer

R Zh

Lajçak: Nëse ka vullnet politik në Kosovë e Serbi, marrëveshjen e arrijmë brenda disa muajsh

S.B.

Konjufca falënderon Norvegjinë për angazhimin lidhur me sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës

S.B.

Osmani takoi ambasadorin Minxhozi: Prioriteti ynë mbetet sigurimi i vaksinave për qytetarët

S.B.

Ekspertët të bindur: Kurti s’do ketë mundësi lëvizjeje, do t’i bëhet presion për dialogun

S.B.

937 pacientë të hospitalizuar për COVID-19, 45 në gjendje të rëndë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...