Mbi 150 punësime të studentëve me ndihmën e Parkut Teknologjik të UEJL-së

Shkup, 1 tetor – Parku Teknologjik i Universitetit të Evropës Juglindore, që nga themelimi në vitin 2013, gjatë 8 viteve të funksionimit ka arritur të bëhet lider në vend për shërbimet që i ofron për studentët dhe komunitetin e biznesit. Me ndihmën e Parkut Teknologjik janë hapur 150 vende pune, kryesisht të profilit të lartë teknologjik dhe rreth 80% e të punësuarve janë alumni të UEJL-së.

 

Aktualisht, në Parkun teknologjik funksionojnë 15 kompani start up, por që nga themelimi Parku ka përkrahur gjithsej 31 kompani start Up. “Ky sukses është rezultat i përkushtimit tonë, që në teori do të thotë se punët i kryejmë me efikasitet dhe shpejtë, rezultat i menaxhmentit tonë, i cili paraqet një përzierje ideale të personave më prapavijë akademike, afariste dhe teknologjike.”, thotë Besnik Fetai, drejtues i Parkut Teknologjik dhe Prorektor për ndërmarrësi i Universitetit të Evropës Juglindore,.

Kompanitë Vivo, Adaptive Scale, Dr.Web, Codeu fillimin e tyre si kompani e kanë nisur në Parkun teknologjik të Universitetit të Evropës Juglindore, si start up-e dhe aktualisht udhëhiqen nga Alumni të këtij universiteti. Nuk janë vetëm këto kompani, që kanë nisur si start –up, por edhe shumë të tjera dhe tani jo vetëm që funksionojnë dhe janë të suksesshme, por edhe kanë arritur të tërheqin investime të huaja dhe të vendit për zhvillim të përshpejtuar të bizneseve të tyre. Rast unik është edhe angazhimi i studentëve aktual në këto kompani, të cilët e bëjnë intershipin, ku shumicës prej tyre u paguhet edhe angazhimi.

Disa prej tyre kanë arritur edhe marrëveshje konkrete që të angazhohen si të punësuar të rregullt pasi t’i kryejnë studimet. Aktualisht, Parku teknologjik, ofron shërbime unikate, me të cilat dallohet nga të tjerët dhe ka një rrjet prej 350 mentorë dhe mbi 30 investitorë. Parku teknologjik është partner i barabartë në kuadër të një programi akselerator –Hap pas hapi- në bashkëpunim me Sparkasse Bank dhe me 3 programe ndërkombëtare: EBRD’s Star Venture, GIZ’s WB6, dhe Delloite’s Startup Program.

Qendra e Karrierës e Universitetit të Evropës Juglindore, e cila analizon trendët e punësimit të të diplomuarve, ka publikuar rezultate shumë pozitive për kërkesat e tregut ndaj të diplomuarve të UEJL-së. Sipas të dhënave të kësaj qendre, mbi 70 % e të diplomuarve, arrijnë të punësohen që në vitin e parë pasi pajisen me diplomë.

Related posts

Këshilli i Ambasadorëve: Institucionet kompetente të japin informacion për shkaqet e zjarrit në Tetovë

N E

Visar Ganiu zotohet për gjithsej 3000 vende të reja parkimi në komunën e Çairit

Redaksia

“Masë kritike” gjatë natës për siguri më të madhe në komunikacion

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More