Mbi 150 të lënduar në tërmetet në Stamboll

nga Redaksia

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ka goditur Stambollin, duke plagosur të paktën 151 persona në incidente të shkaktuara nga paniku, asnjë prej të cilëve nuk pësoi plagë të rrezikshme për jetën, raporton Anadolu.

Sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), epiqendra e tërmetit ishte në lagjen Silivri të Stambollit.

Tërmeti goditi në orën 12:49 me orën lokale dhe u ndje fuqishëm në të gjithë Stambollin ku banojnë mbi 15 milionë njerëz, duke çuar banorët të largohen nga ndërtesat të frikësuar.

Ministri turk i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya, njoftoi se tërmeti ndodhi në një thellësi prej afër 7 kilometrash dhe zgjati 13 sekonda.

Zyra e guvernatorit tha se 151 qytetarë u plagosën pasi nga paniku u hodhën nga lartësitë dhe se trajtimi i tyre po vijon në spitale dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Dy dridhje të tjera, të dyja me magnitudë 4.9 ballë, pasuan tërmetin kryesor, fillimisht në ora 13:02 dhe përsëri më vonë në ora 15:12 me orën lokale, me epiqendër në brigjet e Buyukçekmece-s në Detin Marmara.

AFAD tha se pas vlerësimit të raportimeve të marra nga Qendra e Thirrjeve Emergjente 112, aktualisht nuk ka raportime për viktima apo shkatërrime.

Agjencia turke tha se të gjitha institucionet përkatëse dhe ekipet e reagimit janë mobilizuar dhe skanimet në terren ishin duke u zhvilluar për të vlerësuar dëmet e mundshme dhe për të garantuar sigurinë publike.

Zyra e guvernatorit të Stambollit tha se deri më tani “nuk është marrë asnjë raport për shkatërrime” dhe se njësitë përkatëse po vazhdojnë përpjekjet e tyre të skanimit në terren.

Zyra e guvernatorit paralajmëroi qytetarët që të mos hyjnë në ndërtesat që janë dëmtuar ose që dyshohet se janë dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit, të shmangin përdorimin e automjeteve nëse nuk është e nevojshme dhe të përmbahen nga përdorimi i rrjeteve celulare përveç rasteve emergjente.

Gjithashtu edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, njoftoi se “po monitorojmë nga afër zhvillimet”.

Sipas Drejtorisë së Komunikimeve, Erdogan u informua për tërmetet nga ministri i brendshëm, ministri i mjedisit dhe ministri i shëndetësisë, si dhe kreu nga kreu i AFAD-it dhe guvernatori i Stambollit.

“Fatmirësisht, nuk duket se ka situatë shqetësuese për momentin”, tha Erdogan.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More