Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Mbi 16 milion raste aktive në Botë

Numri i personave të infektuar me virusin korona në botë ka arritur në 58 milion e 548 mijë persona, prej të cilëve 16 milion e 647 mijë e 542 janë raste aktive ndërsa 40 milion e 513 mijë, janë shëruar, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 1,381,386.  

Vendet me të prekura nga pandemia që nga fillimi i saj janë: SHBA, me mbi 12 milion të infektuar dhe 261 mijë e 790 të vdekur.

India është në vend të dytë me mbi 9, million të infektuar dhe 133 mijë 263 të vdekur, pastaj vjen Brazili me mbi 6 million raste pozitive dhe me 169 mijë të vdekur, Franca me 2 milion e 127 mijë të infektuar dhe 48,518 të vdekur dhe në vendin e 5-të është, Rusia me mbi 2 milion të infektuar dhe 36 mijë e 179 të vdekur. Italia ka regjistruar një tjetër bilanc të zi nga COVID-19 duke shënuar 692 viktima në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 34 mijë e 767 raste të reja me kovid 19. Në Greqi janë regjistruar  108 vdekje dhe 2311 të infektuar.

Pandemia ishte në fokusin e samitit të G-20, I cili për shkak të pandemisë u mbajt në formë virtuele. Liderët e 20 vjendeve më të industrializuara theksuan se bashkëpunimi dhe solidariteti janë thelbësore në luftën kundër pandemisë.

Shpresat janë te kovid vaksina e cila duhet të sigurohet për të gjith u tha në samit.

“Vaksinat e zhvilluara duhet të jenë në dispozicion dhe pronë e përbashkët e të gjithë njerëzimit, në vend që të thellojnë padrejtësitë ekzistuese. Në këtë kontekst, platforma G20 duhet të zhvillojë dhe menaxhojë mekanizmat për të siguruar një qasje të drejtë ndaj vaksinave për të gjithë. Turqia, e cila aktualisht po punon në gjithsej 16 projekte të vaksinave, në njërën prej të cilave kemi filluar testimin tek njerëzit, vepron me këtë kuptim. Vaksinën të cilën do ta prodhojë Turqia, do ta bëjmë të disponueshme për të gjithë njerëzimin” – tha Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Ndërsa eksperti kryesor për Sëmundjet Infektive në SHBA, Anthony Fauci, thot se të dhënat e dy vaksinave nga “Pfizer” dhe “Moderna” janë të besueshme dhe shpejtësia me të cilën ato u zhvilluan nuk e ka cënuar sigurinë dhe integritetin e tyre shkencor. Fauci gjithashtu hodhi poshtë shqetësimet në lidhje me një politizim të mundshëm të vaksinave, duke theksuar se të dhënat u vlerësuan nga një grup i pavarur ekspertësh pa ndonjë lidhje me administratën, me atë vetë ose me kompanitë farmaceutike.

Postime të ngjashme

Kanali i Suezit vazhdon të mbajë të bllokuar miliona dollarë

Bekim Laçi

Kina dërgon aeroplanë ushtarakë në afërsi të Tajvanit

Bekim Laçi

Gjenevë, sot nis samiti Biden – Putin

Bekim Laçi

Shërbimet sekrete turke arrestojnë liderin e ISIS në Turqi

Bekim Laçi

Rikthehen tensionet në Lindje të Mesme, Izraeli bombardon Gazën pas balonave të zjarrit

Bekim Laçi

Kina garanton sigurinë e centralit bërthamor të Taishan-it

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...