Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Mbi 2.5 milionë sllovak u testuan të shtunën për Covid-19

Zhurnal Ads

Gati gjysma e popullatës së Sllovakisë i është nënshtruar të shtunën testimit për COVID-19, në ditën e parë nga dy ditë për sa Sllovakia synon ta testojë gjithë popullatën.

Qeveria e Sllovakisë shpreson se me këtë testim masiv do të ndalet rritja e shpejt e infeksionit dhe do të ndihmojë që të mos merret vendimi për mbyllje, raporton agjencia Reuters.

Skema, e para në një shtet të përmasës së tillë, po shikohet edhe nga shtetet tjera që po kërkojnë mënyra për të parandaluar përhapjen e virusit dhe mbingarkimin e sistemit shëndetësor.

Ministri i Mbrojtjes i Sllovakisë, Jaroslav Nad, ka njoftuar sot se 2.58 milionë sllovakë janë testuar të shtunën dhe 25.850 prej tyre apo rreth 1.për qind kanë rezultuar pozitivë dhe duhet të izolohen.

Shteti i Bashkimit Evropian me popullatë prej 5.5 milionë banorë synon të testojë sa më shumë persona që është e mundur, me përjashtim të fëmijëve nën moshën 10-vjeçare.

Më tepër se 40 mijë mjekë dhe stafe përkrahëse si ushtarë, policë, punëtorë administratë dhe vullnetarë po punojnë rreth 5000 pikave ku po merren strishot.

Testimi është falas dhe vullnetarë, por Qeveria do të aplikojë masë izolimi ndaj atyre që nuk testohen, përfshirë ndalim të shkuarjes në punë.

Kryeministri i Sllovakisë, Igor Matovic, ka kërkuar falje që i ka futur në presion njerëzit, por ka thënë se është e nevojshme kjo.

“Liria duhet të shkojë së bashku me përgjegjësinë për ata që janë më të dobët në mesin tonë, pacientët me kancerë, personat e moshuar dhe personat me sëmundje tjera”, ka thënë Matovic në konferencë për media.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

​Gjermani: Mbyllja zgjatet deri në shkurt

S.B.

Lufta kundër “Ndrangheta”-s, historia e ish-mafiozit që braktisi ‘familjen’ e tij kriminale

S.B.

Pompeo anulon vizitën në Evropë

T E

Di Maio: Krishtlindje në shtëpi për mënjanimin e valës së tretë Covid-19

S.B.

Turp e shfajësim në Australi për vrasjen e afganëve të pafajshëm

T E

Gjermania regjistron mbi 21 mijë raste të reja me COVID-19

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...