Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Mbi 200 britanikë ikin brenda natës nga karantina në Valis

Për shkak të mutacionit të ri, “britanik” të koronavirusit, Këshilli Federal ditë më parë ka urdhëruar karantinë në mënyrë retroaktive për njerëzit që kanë ardhur nga Mbretëria e Bashkuar në Zvicër nga 14 dhjetori e tutje.

Ky vendim ka goditur veçanërisht rëndë vendpushimin e skive në Valis. Qindra Britanikë udhëtojnë në këtë vendpushim çdo vit në këtë kohë, transmeton albinfo.ch gazetën “SonntagsZeitung”.

Kështu ishte edhe këtë vit. Mbi 400 njerëz kishin ardhur në Verbier nga Britania. Por, në vend që të futeshin në karantinën dhjetë-ditore, më shumë se 200 prej tyre “janë zhdukur” brenda një nate.

“Shumë prej tyre kanë qëndruar vetëm një ditë në karantinë dhe pastaj kanë ikur pa u vënë re nën mbulesën e errësirës” Kështu është shprehur zëdhënësi i komunës Bagnes, Jean-Marc Sandoz, për gazetën “SonntagsZeitung”.

Hotelierët e kanë marrë vesh ikjen e tyre pasi që ata nuk u ishin përgjigjur  thirrjeve të tyre në dhomat e karantinës. Po ashtu, ata nuk kishin prekur ushqimin që u ishte lënë para dhomave.

“Kjo ishte java më e keqe që ka përjetuar komuna jonë” ka thënë Sandoz për gazetën.

Më e habitshmja është se nuk dihet ku ndodhen ata, kur dihet se gjatë këtyre ditëve nuk ka pasur fluturime nga Zvicra në Britani të Madhe.

Postime të ngjashme

Gjermania reagon ndaj kritikave dhe ndryshon radhën e vaksinimit

T E

Islanda përgatitet për një shpërthim të mundshëm pranë Reikjavikut

T E

Navalny lajmërohet nga burgu: Gjithçka në rregull me mua

T E

Armenia përballet me tensione politike dhe plagët e luftës

T E

Dyshime për sulm terrorist në Suedi/ 8 persona të plagosur me thikë

T E

Së paku 33 të vdekur në protestat në Birmani

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...