Agjencia Zhurnal.mk

Mbi 2,4 milion të infektuar me koronavirus në botë

Numri i rasteve me Covid-19 në gjithë botën tejkaloi shifrën 2,4 milionë të dielën vonë, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins me qendër në SHBA.

Të dhënat e universitetit tregojnë se numri i të vdekurve ka arritur në 165.044, ndërsa 623.911 janë shëruar plotësisht. Në gjithë botën janë regjistruar gjithsej 2.401.379 raste të konfirmuara.

SHBA vazhdon të jetë vendi më i goditur me numrin më të madh të rasteve me virus dhe vdekjeve, me më shumë se 759 mijë të prekur dhe afro 41,000 të vdekur.

Italia radhitet e dyta për nga numri i lartë i vdekjeve me 23.660, ndërsa Spanja radhitet e dyta për nga numri më i lartë i rasteve me 198.674.

Virusi është përhapur në gjithë botën që kur u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar.

Koronavirusi sulmon kryesisht mushkëritë dhe sistemin e frymëmarrjes. Shumica e njerëzve që infektohen shfaqin simptoma të buta, por mund të jetë fatale veçanërisht për të moshuarit dhe personat që vuajnë nga hipertensioni, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe astma.

Janë bërë disa përpjekje për zhvillimin e një vaksine, por shumica e ekspertëve besojnë se ky hap nuk do të arrihet paktën një vit tjetër, madje ndoshta edhe deri në 18 muaj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...