Mbi 3 mijë doktorë shkencash në vend janë në arsimin e lartë

nga Xh M

Shkup, 23 prill – Në arsimin e lartë të Maqedonisë së Veriut janë të përfshirë 3 197 doktorë shkencash, ashtu që më shumë se gjysma janë femra.

“Numri i mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve në institucionet e arsimit të lartë në vitin akademik 2024/2025 është 4 832”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që 52.3 përqind janë femra.

Më saktësisht, në arsimin e lart janë të përfshirë 3 325 mësimdhënës dhe 1 507 bashkëpunëtorë.

Në këtë periudhë, si bashkëpunëtor (asistent) janë të angazhuar gjithsej 794 persona, si lektorë 31, mësues praktik 13, bashkëpunëtor profesional 261, bashkëpunëtorë 336, etj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More